Deçani veçohet me një trashëgimi kulturore që e karakterizojnë kullat. Ndër kullat më të njohura në këtë pjesë janë:
Kulla e Osdautëve (fshati Isniq shekulli 19);
Kulla e Kuklecëve (fshati Isniq shekulli 17-19);
Mulliri i Tahir Sadrisë (fshati Isniq shekulli 19);
Mulliri i Shabanajve;
Mulliri i Demukajve;
Mulliri i Mushkolajve;
Mulliri i Binakajve;
Mulliri i Mazrekajve dhe Manastiri i Deçanit;
Kompleksi i kullave në fshatin Dranoc;
Kompleksi i kullave në Gllogjan;
Kulla në Gramaqel;
Kulla e Demukajve -Deçan
Kulla e Mushkolajve në Deçan.
Kulla në Beleg-Zukaj
Kulla në Pozhar –Berisha
Kulla e Gecve –Llukë e Ulët
Kulla Muze e Jusuf Gërvallës -Dubovik
Kullat në fshatin Belle
Pallati i kulturës në qytet, mundëson zhvillimin optimal për të gjitha krijimtaritë kulturore – artistike.
Në komunë funksionon edhe teatri i qytetit në të cilin zhvillohen aktivitetet kulturore. Janë edhe 2 shoqata kulturo-artistike të cilat veprojnë në komunën e Deçanit: Shoqata Kulturore Artistike “Isuf Gervalla” dhe Trupa e Rapsodëve “Dervish Shaqa” po ashtu është formuar edhe Grupi i Valleve ë qytet.
Një ndër aktivitetet kryesore kulturore që organizohet në komunën e Deçanit është: Festivali gjithëkombëtar i folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkelzen”, festivali i fëmijëve “Ardhmëria”, turniri në shah “24 Marsi” , turniri në futboll të vogël “Luan Haradinaj”.