Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , ka pritur në takim përfaqësues nga zyra regjionale e OSBE-së në Pejë z.Arben Ajrulai, Ushtrues detyre i zyrës regjional të OSBE-se në Pejë, më bashkëpunëtorët z.Sinisa Bencun, zyrtar i larte i demokratizimit dhe z.Maid Konjhodzic, zyrtar i demokratizimit.
Në ketë takim të përbashkët është diskutuar lidhur më Vetëqeverisjen Lokale ,bashkëpunimin mes komunës dhe OSBE-së , funksionimi i këshillave të fshatrave dhe aktivitetet në vazhdimësi mes komunës dhe OSBE-së.