Kryetari i komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj, bashkë më drejtorin e Zhvillimit Ekonomik z.Betim Maltaj, Inspektoren e Ambientit Ajne Iberhysaj ,dhe zyrtarëve tjerë komuna kanë pritur sot në takimi Grupin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i përbërë nga: Sala Berisha-Shala, Rrustem Berisha dhe Raif Qela me bashkëpunëtor të tjerë. Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj duke ju uruar mirëseardhjen gjithashtu i falenderoj mysafirët që kanë nda kohë që bashkë të ndajnë edhe shqetësimet e komunës së Deçanit rreth shfrytëzimit të burimeve minerale. Deputetja një herit edhe kryesuese e këtij grupi Sale Berisha- Shala, përveç që përmendi se zona e Deçanit, është pasur më burime minerale, ajo theksoi në theks të veçantë edhe rezervat e gurit të mermerit me minerale të tjera që posedon kjo zonë gjithashtu ajo u interesuar sa ka mundësi komuna e Deçanit të zbatoj Ligjin për Minierat dhe Mineralet, cilat janë pengesat në këtë fushë për shfrytëzim mëtutjeshëm të resurseve natyrore.
Në anën tjetër Inspektorja e Ambientit Ajne Iberhysaj, njoftoi të pranishmit në pika të shkurtëra për praninë e resurseve natyrore duke i përmendur disa zona të pasura që ka mundësi për zhvillim lokal ekonomik. Ajo përmendi edhe mungesën e të dhënave konkrete të hulumtuara dhe të bazuara për llojin, sasinë kohëzgjatja e shfrytëzimit të burimeve minerare që posedon kjo pjesë e jona, të cilat komuna nuk posedojnë konkretisht
gjithashtu edhe infrastruktura ligjore veçanërisht Ligji për Zonat e Posaçme që ka qenë pengesë e madhe për zhvillim ekonomik lokal. Në fund të takimit nga komisioni u kërkua që komuna e Deçanit të adresoj shqetësimet e veta më shkrim tek grupi i lartpërmendur parlamentar në afat sa më të shkurtër kohorë.