E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale në Deçan z.Jashar Dobraj , sot është mbajte mbledhja e X-të e rregullt .Për ketë mbledhje ishte propozuar ky rend pune :
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm,
- Shqyrtimi i raportit nëntë(9) mujor të shpenzimeve,
- Shqyrtimi Propozim-Vendimit dhe marrja e Vendimit për kushtëzim të pagesës për mbeturina në disa shërbime komunale,
- Të ndryshme.
Para se të aprovohet rendi i punës nga grupi parlamentar i LDK-së u kërkua që të hiqet nga rendi i ditës pika e 2-të Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm, dhe e 3-të Shqyrtimi i raportit nëntë(9) mujor të shpenzimeve.
Me shumicë votash këto dy pika të rendit të ditës do të diskutohen në ndonjë mbledhje tjetër.
Është vazhduar më pikën e radhës Shqyrtimi Propozim-Vendimit dhe marrja e Vendimit për kushtëzim të pagesës për mbeturina në disa shërbime komunale, si
Shërbimet Kadastrale, Shërbime nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor , Shërbimet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike ,Shërbimet nga zyra e Prokurimit , Shërbimet nga Drejtoria për Ekonomi dhe Financa dhe Regjistrimin e Automjeteve .Pas shumë diskutimeve nga pjesa më e madhe e asambleistëve nga të gjitha subjektet politike për ketë pikë të rendit të ditës njëkohësisht edhe sqarimeve nga Drejtori i Shërbimeve Publike z.Izent Zenuni , më shumicë votash kjo pike e rendit të ditës është aprovuar .
Në të ndryshme nga pyetjet parlamentare nga mbledhja e kaluar nga asambleistët lidhur më funksionimin basteve apo lojërave të fatit dhe ndërtimin e pompës së derivateve në rrugën ,,Luan Haradinaj’’ në dalje të qytetit të Deçanit, për këto pyetje sqarimet e duhura janë dhen nga drejtori i Inspeksionit z.Halil Tolaj .Tolaj tha se sa u përket lojërave të fatit komuna nuk është kompetente ne si institucion as nuk japim leje as pëlqim për veprimtarin e tyre, lejet dhe pëlqimet mirën në nivelin qendrorë , ndërsa sa i përket ndërtimit të pompës së derivateve ajo nuk ka leje për ndërtim ka leje vetëm për bar restorant dhe market, inspektorët komunal kanë kryer punën e tyre lënda është në gjykatë dhe ne presim vetëm vendimin e gjykatës se si do veprojmë më tutje .