Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, ka pritur në takim znj.Marigona (Bekteshi) Ferati, dhe z.Mirsad Ferati, regjisor dhe aktorë më të cilët bashkë kanë diskutuar mundësin e fillimit të një projekti teatral për të rinje më moton ”Kryetaret mbështesin te rinjet”
Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më sukseset e arritura nga Mitrix Culture, e cila është kompani kulturore-artistike e themeluar në Mitrovice dhe ka veprimtari ne gjithë territorin e Kosovës. Kjo kompani ka prodhuar shfaqjen teatrale”PENDIMI”,shfaqje kjo e cila ka udhëtuar në festivalin ndërkombëtar për te rinje”Youth on Stage”në Belgjike.
Kjo shfaqje gjithashtu është ftuar edhe në festivale tjera ndërkombëtare: Kanad,Uganda,Indi,Belgjike,etj.
Ndërsa projekti në fjalë ka për qellim “Forum Teatër” dhe krijimin shfaqjeve teatrale nga te rinjet e Kosovës dhe me pas këto shfaqje do te prezantohen ne festivalin e te rinjve”Te Rinjet në Teatër”
Shfaqja e cila do te krijohet nga te rinjet e komunës se Deçanit së bashku me regjisoren e shfaqjës do te prezantoj qytetin e Deçanit dhe ne festivalin e teatrove për te rinje.
Ky projekt do të mbështetet nga zyra e kryetarit z.Rasim Selmanaj dhe pritet të nis në shtatorë të këtij viti.