Sot me dt. 30.05.2016, Komisioni i dalë nga Asambleja Komunale e mbajtur më dt.27.05.2016 me dyer të mbyllura ka mbajtur takimin e tij të parë dhe në bazë të funksionit si komision ka shqyrtuar katër tema të cilat janë në funksion të kundërshtimit të aktgjykimit politik të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Nr. KI 132/15 dhe Nr. ref :AGJ 943/16 të dt. 20 maj 2016
Temat e trajtuara janë:
– Greva Institucionale e Komunës së Deçanit , si shprehje e pakënaqësisë më vendimin e pa drejtë të Gjykatës Kushtetuese .
– Është trajtuar iniciativa qytetare e cila është ndërmarrë nga punëtoret e dy ish ndërmarrjeve ,,Apiko’’ dhe ,,Iliria’’ dhe pronarëve privat mbi të cilët i prek vendimi i Gjykatës Kushtetuese .
– Organizimi i peticionit i cili ka funksion shprehjen e pakënaqësisë dhe pa pajtueshmërisë më vendimin e pa drejtë dhe diskriminues të Gjykatës Kushtetuese.
– Protesta gjithë popullore e cila do të vazhdoi më format e sajë deri në ndryshimin gjendjes faktike të cilën e ka krijuar aktgjykimi i pa precedent i Gjykatës Kushtetuese .
– Në aspakëtin Ligjorë të dy ndërmarrjet kanë iniciuar shqyrtim të kushtetutshmërisë për aktgjykimin e nxjerre nga Gjykata Kushtetuese Nr. KI 132/15 dhe Nr.ref :AGJ 943/16 të dt.201 maj 2016
Gjatë këtij takimi është shqyrtuar edhe thirrja drejtuar Manastirit të Deçanit që të heq dorë nga pretendimet uzurpatore mbi pronën e qytetarëve të komunë së Deçanit.
Ndërsa ky komision në përbërje :
1. Rasim Selmanaj –Kryetar i Komunës
2. Bashkim Ramosaj-Drejtor i Administratës Komunale
3. Mehemt Osja –AAK
4. Selmon Shabanhaxhaj –LDK
5. Xhevdet Hasanmetaj –PDK
ka vendosur që më dt. 31. 05.2016 (E martë) në ora 10:00, të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media për te ju njoftuar më gjerësisht për hapat e parë .
Pas çdo takimi ky komision do të ju njoftoi më kohë për çfarëdo vendimi që do të marrin .