E udhëhequr nga kryesuesi i asamblesë komunale z.Jashar Dobraj, të martën është mbajte mbledhja e rregullt e KPF-së .Për këtë mbledhje të rregullt ishte propozuar ky rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i propozimit për marrje të vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2015 në vitin 2016,
- Shqyrtimi i Projekt Rregullores Për Lartësinë e Taksave ,Ngarkesave ,Tarifave dhe Gjobave Komunale,
- Shqyrtimi i kërkesës së komunitetit të fshatit Irzniq për ndërtimin e një ode të përbashkët në pronën komunale për nevoja të fshatit,
- Shqyrtimi i kërkesës së komunitetit të fshatit Rastavic për ndërtimin e një ode të përbashkët në pronën komunale për nevoja të fshatit,
- Shqyrtimi i kërkesës së drejtorisë për Urbanizëm për ndarjen e hapësirës në të cilën do të ndërtohet EKO-TREGU në parcelën nr. PN-893,
- Shqyrtimi i propozimit te Komisionit për emërtim te rrugëve,
- Shqyrtimi i kërkesave,
- Të ndryshme.
Pas diskutimi për të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat i janë rekomandua asamblesë komunale. Në të ndryshme janë diskutua edhe kërkesat të cilat i janë adresa KPF-së
Në të ndryshëm KPF-ja ka mare vendim që Organizatës komunale të pensionisteve dhe invalidëve të punës Deçan (OKPIP) të i ndaj mjete në vlerë prej 1000 € euro për nevojat e zyrës që të mundësojnë funksionimin normalë kë kësaj zyre .
Po ashtu KPF- ja ka vendosë që në vlerë prej 1000 € euro dy fermer nga komuna e Deçanit z.Malë Zekaj nga Carrabregu i Epërm dhe Xhavit Mulaj nga Lluka e Epërme, të u ndahen subvencione si ndihmesë për të mbuluar serat e dëmtuara nga moti i lig.
Po ashtu në të ndryshme janë diskutuar edhe disa kërkesa tjera të cilat janë rekomanduar që të diskutohen edhe në Asamble Komunale të premten më 26.02.2016