Të jesh gazetar mbi katër dekada dhe të qëndrosh vertikalisht pa u thyer asnjëherë nuk është lehtë kështu u tha sot më një ceremoni të organizuar në Deçan nga kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, ku për vlerat dhe kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në gazetari është nderuar më ,,Mirënjohje Qyteti’’ z.Curr Mazrekaj.
Me ketë rast kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj,tha se nepër dekada dhe shekuj çdo vend ka njerëzit e vet edhe Curr Mazrekaj, ka vulën e vet ka vlerat e veta dhe meritat e mëdha si gazetar i pa thyeshëm në të gjitha kohërat .
Po ashtu në këtë ceremoni Drejtoria Komunale për Rini dhe Sport gazetarin Curr Mazrekaj e ka nderuar me Medalje e Art.
Gazetari Curr Mazrekaj ka qen shtylla kryesorë e informimit në kohë të vështira të okupimit serb , ather kur në të gjithë ishim te rrezikuar nga okupatori serb Curri ishte kudo dhe në çdo kohë në shërbim të qytetarit për të qen sa më shumë i informuar secili për ngjarjet që po ndodhin kështu than koleget dhe bashkëpunëtor të cilët bashkë më Curr Mazrekaj ishin kudo.
E vet Curr Mazrekaj anipse i emocionuar sot ishte falënderues ndaj komunës së Deçanit konkretisht kryetarit të komunës z.Rasim Selmanaj, për nderen që i bën sot duke i ndarë ,,Mirënjohje Qyteti’’ .Sot në mesin tuja unë jam ai Curri që isha sepse akoma ndi obligim që te shkruaj për vendin tim
Ndryshe Curr Mazrekaj nga Dranoci i Deçanit , i cili tërë jetën e tij ja kushtoi gazetarisë ka punuar në gazetën Rilindja , Bujku , Fokusin javor Zgjimi dhe se fundi në gazetën Zëri deri në pensionim