Të nderuar qytetarë!
Komuna e Deçanit ka bërë shum investime në infrastrukturën rrugore, për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe eliminimin e lëvizjeve kautike që kanë ndodh më parë.Në hyrje të Deçanit e deri në dalje të qytetit ( te ura e Isniqit) janë asfaltuar 13 rrugë të cilat mundësojn eliminimin e ngarkesave me vetura për në qendren e Deçanit
Që të jemi më konkret mund të ju japim propozime që ju ti shfrytëzoni rrugët alternative , në mënyrë që mos të krijohen ngarkesa dhe bllokada të ndryshme në rrugën krysore Deçan – Gjakovë dhe Deçan – Pejë.
Sqarimet ju japim në bazë të regjioneve.
Regjioni i Vokshit mund ti shfrytëzoj këto rrugë:
* Alternativa për të dalur në Deçan mund ta shfrytëzoni rrugën "Luan Nimanaj", alternativa për të shkuar në Gjakovë , mund të shfrytëzohet rruga e Dranocit, edhe rrugen "Arif Tahiraj"
Regjioni i fshatrave në pjesën lindore
Irzniqi, Kodralia , Belegu , Gllogjani Gramaqeli , Shaptej, Dubrava ,Jasiqi,Ratishi.
• Alternativa për Deçan , të kalohen nëper fshatin Beleg të shfrytëzohet rruga "Haxhi Mushkolaj" , "Shaban Polluzha" rruga "Sadri Demukaj", "Mehmet Uka"
• Alternativa për drejtimin për Pejë rruga "Eelez Geci" e "Magjun Berisha" , dhe rruga "Osman Cacaj" ,
Llukë e Epërme , ura që lidhē fshatin Isniq dhe Llukë dhe qendra e Isniqit rruga magjistrale Pejë-Decan
Regjioni i fshatrave në anën veriore
Isniq , Lëbush , Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët , Prapaqan , Dubovikë, Papiq , Broliq
• Alternativa për Deçan , shfrytëzohet ura që lidhë fshatin Isniq dhe Llukë, së shpejti edhe ura që lidhë fshatin Llukë e Ulët dhe Prapaqan
• Alernativa për qendër të qytetit , "Rruga e Demostratave" , "Sadri Demuka" , e Mehmet Uka .
Zyra për Informim dhe Komunikim .