Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , me bashkpunëtro ka pritur në takim Ministrin e Infrastruktures z.Lutfi Zharkun. Gjatë një bashkëbisedimi kryetarit Selmanaj, ka kërkuar mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Ministrit Zharku, për realizimin e katër projekteve, siqë janë ndryshimi, apo revidimi i rrugës Deçan -Plavë, nga 6 metra në 7, ndërtimi i një urë mbi fshatin Lloqan, asfaltimin e rrugës në drejtim të Manastirit si dhe afaltimin e një pjese të rrugës që i lidh fshatrat Isniq – Strellcë.Ministri Zharku i premtojë Kryetarit Selmanaj , se këto projekte do të gjejnë mbështetjen pas rishiqimit të buxhetit të vitit 2015.
Pas takimit në zyren e tijë bashkë kan bër përurimin e rrugëvë Llukë e Epërme –Llukë e Ulët-Isniq në gjatësi 4 kilometra e 786 metra dhe rrugës Pozhar –Dashinoc –Lumbardh –Ratish në gjatësi7 kilometra e 686 metra .
Më kët rastë kryetari i komunës Rasim Selmanaj, tha se ne si komun jemi duke ber përpjekje maksimale që brenda këtij viti të mbyllim në tërsi asfaltimin e të gjitha rrugëvë sa kan mbetur në komunënë e Deçani, e kjo falë bashkpunimit të mir mes komunës dhe Ministrisë ,ndersa sotë në bashkë po përurojmë dy projekte të rendësishme të nisura më heret dhe shum të rendesishme për banorët e e kësaj ane e dhe jamë i bindur se do të vazhdojmë edhe tutje me investime tjera tha kryetari Selmanaj.
Edhe Minstri z.Lutfi Zharku, tha se është kënaqësi që sot të jem këtu në Deçan, bashk më kryetarin Selmanaj, dhe banorët e këtyre lokalitetev të bëjm përurimin e këtyre dy projektev të rendesishme , ne si ministri edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të rrisim bashkpunimin për investime të përbashkëta .
Këto dy projekte janë financuar nga Ministria e Infrastruktures në bashkëpunim më Komunën e Deçanit .Vlera investive e këtyre dy projekteve kap shifren mbi 1 milion e 156 mij €.