Kryetrari i komunës z.Rasim Selmanaj,bashkë më Komandantin e forcave paqeruajtëse në Kosovë Gjeneralmajor Francesko Paolo Figliuo dhe igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq kanë bërë inaugurimi i rrugës “Sadri e Azem Osa” e cila rruge te dërgon deri tek uji i tharte ne afërsi te Manastirit të Deçanit. Kjo rrugë është rregulluar me zhavorr pas nënshkrimit të një marrëveshje më herët në mes të Kryetari z.Rasim Selmanaj , igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq,dhe grupit shumëkëmbësh Luftarak Përendim (MNBG-W)-Kontigjenti Italian dhe Komandantit Kol.Angelo Minelli.
Gjatë këtij përurimi kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , tha se kjo është një nismë e mbarë dhe falënderoi KFORIN për gatishmërinë e tyre konkretisht Kol.Angelo Minelli, i cili gjatë ter kohës ka qen i përkushtuar që te realizohet ky projekt , ne si komunë do të respektojmë zonën e mbrojtur, por do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje për të krijuar kushte më të mira në infrastrukturë rrugore sepse Deçani ka resurse të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe na duhet që bashkë të rrisim investimet në këtë pjesë të Deçanit tha Selmanaj , e investimet rriten kur ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë sikurse sot.
E në anën tjetër edhe Gjeneralmajor Francesko Paolo Figliuo tha se një dëshirë e përbashkët e tri palëve për të mirën e qytetarëve sot është realizuar këtu, unë mendoi se ky është një projekt i rëndësishme me vet faktin se nga këtu po krijohen ura miqësie me të forta andaj dëshiroi edhe në të ardhmen të kemi projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit edhe igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, falënderoi kryetarin e komunës Z.Rasim Selmanaj ,Kol.Angelo Minelli, i cili ka qen i përkushtuar për realizimin e këtij projekti dhe Gjeneralmajor Francesko Paolo Figliuo për prezencën e tij ne inaugurimin e këtij projekti , duke shtuar se ky bashkëpunim për ne është shumë i rëndësishëm.
Ndryshe kjo rrugë e inauguruar sot e shtruar më zhavorr lehtëson sadopak vështirësitë e qytetarëve të komunës së Deçanit por edhe më gjer për te arritur deri tek uji i thartë. Në bazë të kësaj marrëveshje brenda një periudhe të shkurtër do të ndërtohet edhe një urë mbi Bistricën e Deçanit për te ju mundësuar qasje më te letë qytetarëve për tek uji i thartë ne te dy anët e kësaj rruge.