E udhëhequr nga kryesuesi z.Jashar Dobraj, më 31 Tetor është mbajte mbledhja e VIII-të e rregullt e Asamblesë Komunale .
Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Shqyrtimi i projekt-Rregullores për Bashkëpunimin e Komunës me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Deçanit,
3. Përgjigje të Drejtorit të Drejtoratit për Shëndetësi në pyetjet e anëtarit të Kuvendit, Ramadan Tahiraj,
4. Shqyrtimi i kërkesës së anëtarit të Kuvendit, Mehmet Osaj lidhur me vendimet e drejtës së pronës në Podin e Gështenjave,
5. Të ndryshme.
Pas Miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar , në pikën e dytë të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimi i projekt-Rregullores për Bashkëpunimin e Komunës me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Deçanit,
Drejtori i Administratës z.Bashkim Ramosaj, ka dhënë sqarimet lidhur më këtë rregullore e cila është mese e domosdoshme të hartohet poashtu dhe poashtu të formohën këshillat nëpër pashëkist locale .Pasi që Asamblistët dhanë edhe mendimet e tyre kjo rregullore është miratuar në parim dhe është formuar një komision nga më nga një antar të grupeve parlamentare për të dhënë edhe ndihmën e tyre në plotësim ndryshmen e kësaj rregulloreje .
Anëtaret e këtij komisioni janë:
1. Enver Likaj – AAK
2. Fatmir Kurmehaj –LDK
3. Merita Binakaj-PDK
4 .Bilall Haderxhonaj –VV
5. Adem Lushaj —Shoqëria Civile
Në pikën e tretë të rendit të ditës lidhur më pyetjet e Anëtarit të Kuvendit nga radhët e LDK-së, z.Ramdan Tahiraj për QMF-në ,,Adem Ukëhagjaj’’
Në përgjigjeje e kësaj pyetje janë dhënë nga drejtori I QMF-së Dr.Haki Shehu, lidhur më gjendjen në shtëpinë e shëndetit , listën e barnave esenciale , etj .Drejtori i kësaj qendre z.Shehu ,tha se lirisht nga ky takim të formohet një komision për verifikimin e gjendjes në këtë shtëpi shëndeti.
Pas dhënies së raportit më kërkesën e Dr.Haki Shehaj , është ndërtuar edhe komiteti i shëndetësisë në këtë përbërje.
1.Dr.Hasan Gjikokaj –AAK
2.Dr.Ramadan Tahiraj –LDK
3.Musë Mushkolaj-PDK
4.Faton Selmonaj-VV
Ky komitet i ndërtuar do të bashkëpunoi edhe më komisionin e më hershëm që të bej verifikimin gjendjes ne shtrepin e shëndetit ne Deçan , por edhe të QMF-ve nëpër fshatrat e komunës ë Deçanit.
Në piken e IV-të të rendit të ditës lidhur më kërkesës së anëtarit të Kuvendit, Mehmet Osaj lidhur me vendimet e drejtës së pronës në Podin e Gështenjave, është diskutuar gjer e gjatë për këtë problem shqetësueses për banorët të cilat kanë pronat e tyre në podin e gështenjave .
Edhe për këtë problem shqetësues është ngritur një komision në përbërje të:
1.z.Bashkim Ramosaj,-Jurist
2.Ismet Kukleci-Jurist
3. Hasan Hulaj-Jurist dhe
4. Mehmet Osaj –Asambleist
Ky Komision , në bashkëpunim më shërbimin Kadastral të komunësdo ti qaset këtij problemi, pronësoro juridik poashtu edhe problemeve tjera më pronat që kanë banorët e komunë së Deçanit.
Ndërsa në të ndryshme
Më kërkesën Komitetit të Komuniteteve drejtuar Kuvendi për ndërrimin e anëtarit të këtij komiteti Sllavisha Jaksimoviq , dhe zëvendësimin e tije më Boshko Çiriç, është miratuar nga Asamblistët pasi që në këtë kërkesë shkruante CV dhe arsyeshmëria e personit në fjalë.