Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , është mbajte mbledhja VI-të të rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit,
Në këtë seancë ishin të parapara këto pika të rendit të ditës:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar ,
Dhënia e betimit të anëtarit të Kuvendit Fisnik Haradinaj i cili zëvendëson anëtarin e Kuvendit z.Hasan Gjikokaj nga i njëjti subjekt politik –AAK,
Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-buxhetit or vitin 2015,
Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së tatimit në pronë për vitin 2015,
Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim –Vendimit për emërime të rrugëve nëpër gjitha fshatrat e komunës së Deçanit,, Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt –Rregullores për Transportin Urban dhe Urban Periferik të Udhëtarëve
Marrja e Vendimit për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale ,,Higjiena sh.a ‘’
Pas aprovimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar betimin e ka dhen anëtari më i ri i Asamblesë Komunale z.Fisnik Haradinaj, i cili zëvendëson tashmë anëtarin e kuvendit z.Hasan Gjikokaj.
Në pikën e 3- të, rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe miratimi i projekt-buxhetit or vitin 2015, më disa plotësim ndryshime nga planifikimi i buxhetit për vitin 2015 është aprovuar buxheti më 18 vota pro 1 Abstenim dhe 8 vota kundër .
Në pikën e radhës të rendit të ditës lidhur më , Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së tatimit në pronë për vitin 2015,me disa plotësime dhe mbulimin e normës se indeksit nga 25% në 20% ,është aprovuar edhe kjo pik e rendit të ditës. Ndërsa në pikën e radhës të asamblesë komunale lidhur më Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim –Vendimit për emërime të rrugëve nëpër gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, komisioni ka kryer punën e tyre lidhur më kërkesat që kanë arritur deri më tani dhe në bazë të komisionit është sjell edhe raporti për aprovim në Asamblenë komunale ku disa rrugë në disa fshatra kanë kaluar serish në komision , ndërsa mbi 100 rrugë për të cilat komisioni ne bazë të kërkesave ka vendos kanë votuar edhe Asambleistët.
Pika e gjashtë e rendit të ditës lidhur më shqyrtimin e rregullores Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt –Rregullores për Transportin Urban dhe Urban Periferik të Udhëtarëve , kjo rregullore është aprovuar në parim në mënyrë që të behët azhurnimi në vitin kalendarik 2015.
Ndërsa sa i përket pikës ë rendit të ditës lidhur me marrjen e Vendimit për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale ,,Higjiena sh.a ‘’ pas dhënies se raportit nga drejtori aktual i kësaj ndërmarrje z.Sadik Ismalja , lidhur më gjendjen ekzistuese të kësaj ndërmarrje , asamblistët janë pajtuar për themelimin e ndërmarrjes lokale Hixhena në Deçan, ne shoqëri Aksionare , duke ren dakord që të gjitha subjektet politike nga java e ardhshme të sjellin emrat për themelimin e një bordi mbikëqyrës të kësaj ndërmarrje .