Me organizim të Drejtorisë së Shërbimeve Publike , Administratës Komunale, Komitetit për Politik dhe Financa, ku është diskutuar Rregullorja Komunale për transportin Urban dhe Urban periferik te Udhëtareve.
Në këtë debat të pranishme ishin i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj, Drejtori i Administratës z.Bashkim Ramosaj ,Drejtori i Shërbimeve Publike z.Izet Zenuni , dhe zyrtar të tjerë komunal , operatoret ekonomik të cilët operojnë ne lëmin e transportit të udhëtareve ne Komunën e Deçanit, shoqëria civile përfaqësuesit e KPF-së, dhe hartuesit e kësaj rregulloreje.
Në këtë debat u ngritën çështje të caktuar më rendësi për ketë rregullore dhe njëkohësisht u dhanë sqarimet e nevojshme nga zyrtaret komunal. Vlen të ceket me theks të veçant që kjo rregullore është hartuar me qellim të caktuar që të vejë në rend dhe te krijoj parakushtet që të të zbatohen standardet të cilat përcaktohen duke u bazuar në ligjin për transportin rrugorë. Në këtë rregullore e veçanta është që në afatin kohorë brenda një viti duhet të ju nënshtrohet plotësimeve dhe ndryshimeve ne dispozita të caktuara deri të azhurimi komplet i sajë që nënkupton që brenda kësaj rregulloreje nuk trajtohet transporti i mallrave nuk trajtohen stacioni i autobusëve dhe shumë segmente tjera të cilat janë të përcaktuara me ligj.
Thënë shkurt kjo rregullore ka për qellim qe në afatin kohor brenda një viti ti hekë nga përdorimi automjetet të cilat nuk i plotësojnë kushtet për transportin e udhëtarëve,ta vendos një rregull në vendndalje dhe në qarkullimi të automjeteve transportuese të cilat kanë për qëllimi shërbimin e qytetareve.
Kjo Rregullore do të dal në diskutim në mbledhjen e radhës të Asamblesë Komunalë që do të mbahet më 26 Shtator 2014 .