Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
1/ Ftesat/Njoftimet
1/ Ftesat/Njoftimet/KK/KPF
1/ Kuvendi i Komunës
1/ Plani i Prokurimit
2/ Komiteti për Politikë dhe Financa
2/ Procesverbalet
2/ Rregulloret/KK
3/ Debatet Publike
3/ Njoftim për Kontratë
3/ Raportet
3/ Vendimet/KK
4/ Dokumentet/KK
4/ Njoftim për Dhënie të Kontratës
5/ Njoftim për Anulim të Aktivitetit të Prokurimit
5/ Takimet Publike
6/ Njoftimi për Nënshkrim të Kontratës
6/ Planet/KK
7/ Njoftim për Informata Shtesë
7/ Raportet/KK
8/ Njoftim për Konkurs Projektimi
8/ Procesverbalet/KK/KPF
9/ Njoftim mbi Rezultatin e Konkursit të Projektimit
9/1/ Kontratat
9/2/ Vendimet e OSHP-së
9/3/ Kërkesat Për Rishqyrtim
Buxheti
Buxheti/KAB
Dokumentet
Dokumentet
Konkurset
Kuvendi
Njoftimet
Njoftimet/Shpalljet
Projektet
Prokurimi
Raportet/BF
Statuti
Zyra për Integrime Evropiane dhe Komunitete
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
1/ Ftesat/Njoftimet
1/ Ftesat/Njoftimet/KK/KPF
1/ Kuvendi i Komunës
1/ Plani i Prokurimit
2/ Komiteti për Politikë dhe Financa
2/ Procesverbalet
2/ Rregulloret/KK
3/ Debatet Publike
3/ Njoftim për Kontratë
3/ Raportet
3/ Vendimet/KK
4/ Dokumentet/KK
4/ Njoftim për Dhënie të Kontratës
5/ Njoftim për Anulim të Aktivitetit të Prokurimit
5/ Takimet Publike
6/ Njoftimi për Nënshkrim të Kontratës
6/ Planet/KK
7/ Njoftim për Informata Shtesë
7/ Raportet/KK
8/ Njoftim për Konkurs Projektimi
8/ Procesverbalet/KK/KPF
9/ Njoftim mbi Rezultatin e Konkursit të Projektimit
9/1/ Kontratat
9/2/ Vendimet e OSHP-së
9/3/ Kërkesat Për Rishqyrtim
Buxheti
Buxheti/KAB
Dokumentet
Dokumentet
Konkurset
Kuvendi
Njoftimet
Njoftimet/Shpalljet
Projektet
Prokurimi
Raportet/BF
Statuti
Zyra për Integrime Evropiane dhe Komunitete

Me një manifestim madhështor ,është shënuar 24 Marsi në Deçan

    
Është shënuar 24 Marsi Në sallën e Pallatit të Kulturës,, Jusuf Gervalla ,, në Deçan , është mbajtur manifestim në shënim të 16 vjetorit të fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin , Ditës së Dëshmorëve të kësaj Zone, dhe Përvjetorin e 15-të të sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet serbe. Të pranishëm ishin familjarë të dëshmoreve ,invalidë dhe veteranë të luftës çlirimtare , përfaqësues organizimesh politike dhe jopolitike nga gjithë hapësira shqiptare, përfaqësues institucionesh, bashkatdhetarë nga të gjitha trojet etnike , Gjenerali , Komandant i Dukagjinit tani Lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj, Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, kryetarë komunash, Kryebashkiaku i Tiranës. tashmë ,,Qytetar Nderi” i komunës së Deçanit z.Lulzim Basha, dhe qytetarë të shumtë. Pikërisht më 24 Mars , forca okupatore sllave, policore e ushtarake , ia mësyn epiqendrës së Dukagjinit , Gllogjanit heroik , ia mësynë familjes së madhe Haradinaj , me gjithë potencialin që kishin . Hilmi Haradinaj , gjeneralët Ramush ,Shkëlzen e Daut Haradinaj, e gjithë familja Enver , Rasim , Bujar , Memë e Frashër Haradinaj, me bashkëluftëtarë, po dërgonin atë ditë anëkënd trojeve tona, jehonën e pushkëve çlirimtare përcjellë më kushtrimin historik të luftës për Liri. 24 Marsi, ndërrimi epokal i kahjes historike të Lëvizjes sonë Kombëtare , u fuqizua atë ditë edhe me gjakun e tre dëshmorëve trima , tre luftëtarëve të orëve të para të Lirisë : Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj, u tha në këtë përvjetor të Lavdisë. Në fjalën e tij, kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, ,tha se:,, Sot, në 24 Marsin e dyfishtë – 16-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, dhe 15-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë, jemi sërish bashkë  në këtë ditë historike ku ishin formuar lëvizjet e viteve të 80–ta, në ditën kur Haradinajt po bënin bashkë pushkët e tyre me pushkët e Jasharëve në Drenicë, për çlirimin e atdheut. Pikërisht 16 vjet më parë, krismat e armëve çlirimtare këtu, të prira nga komandanti Ramush Haradinaj, po shënonin fuqishëm fillimin e një epoke të re për Kosovën. Këtyre krismave të lirisë iu bashkua populli, sepse dhuna e poshtërimi mbi të kishte arritur kulmin. Atë ditë ranë për të mos u harruar kurrë dëshmorët e parë: Agron e Gazmend Mehmetaj dhe Himë Haradinaj. Sot, në këtë ditë lavdie, ndaj të rënëve jemi të obliguar përjetë dhe brez pas brezi,që së pari t’i sendërtojmë idealet e tyre, por, edhe ta ruajmë, gjithnjë e më të gjallë kujtimin e pavdekshëm dhe lavdinë e tyre. Në këtë ditë të madhe përkujtimi e nderimi për të kaluarën, është në mesin tonë lideri demokrat, lideri i së djathtës në Shqipëri dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha. Z. Basha është mes nesh, për të nderuar të kaluarën. Veç tjerash, lideri demokrat është mbështetës i fuqishëm i rrugës së Kosovës drejt pavarësisë dhe lobues i madh në diplomaci, për njohjen dhe afirmimin e shtetit tonë në botë. Bashkëpunimi i z. Ramush Haradinaj, me të djathtën shqiptare është traditë. Kjo traditë po vazhdon. Ne kishim nderin që liderin emblematik të së djathtës, z. Sali Berisha, ta kemi në mesin tonë më herët. Andaj, ngjarja e sotme është veç vazhdim i kësaj tradite. E, ruajtja e traditës e shquan të djathtën, por edhe është veçanti e kombit tonë. Andaj, në këtë vazhdë, z. Lulzim Basha nga sot është ,,Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit. Në një ceremoni paraprake, në Komunë, z. Basha iu nda zyrtarisht Çmimi ,,Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit.Ndërsa tani, kam kënaqësinë që ta ftoj z. Basha për të pranuar dekoratën “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit. Po ashtu ftojë edhe ish- Komandantin e UÇK-së dhe Liderin e AAK-së z.Ramush Haradinaj që bashkarisht t’i ndajmë titullin ,,Qytetar Nderi” për z.Basha. Faleminderit të gjithëve! Faleminderit dhe urime, posaçërisht juve, z. Basha, nga sot bashkëqytetar nderi imi dhe i të gjithë deçanasve! Edhe kryebashkiaku Basha ,pas ndarjes së kësaj dekorate tha se: Kjo ceremoni është zhvilluar në një datë që sipas krye bashkiakut z.Lulzim Basha, është një moment i veçantë për tërë popullin shqiptar. “24 marsi është ditë e madhe në historinë kombëtare, është ditë ku shqiptarët nderojnë dhe përkujtojnë betejën e zhvilluar në Gllogjan 16 vjet më parë, është dita e Epopesë së Dukagjinit që ka hyrë tashmë në. Sot dua të përulëm me nderim e respekt para gjakut, veprës kontributit të luftëtarëve të UÇK-së, atyre që dhanë jetën që ne të shijojmë sot frytet e lirisë, pavarësisë së Kosovës dhe ndjenjës së bashkimit kombëtar dhe projekteve evropiane e euro atlantike të Kosovës dhe Shqipërisë, që po përparojnë e që duhet të përparojnë”, ka thënë Basha. Kryetari i PD-së në Shqipëri Lulzim Basha, ka folur edhe për të ardhmen evropiane të Kosovës e Shqipërisë, ndërsa, ka shtuar se tashmë dy vendet tona janë bërë faktor të rëndësishëm jo vetëm në rajon. “Qytetarët e rajonit përfshirë edhe serbët kanë kthyer sytë nga Evropa. Ky është impakti që ka sjellë pavarësia e Kosovës, ky është mesazhi më i mirë për ata që e kundërshtuan pavarësinë dje dhe për ata që nuk e kanë njohur pavarësinë deri sot”, ka vazhduar Basha para deçanasve. Ndërsa në emër te të gjitha familjeve të dëshmorëve, ka folur Komandanti i Dukagjinit, Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj,i cili në mes tjerash tha se:,, kjo datë e shënuar të kthen me kohën pas për të kujtuar se kemi kaluar ditë të vështira për të arritur deri këtu ku jemi sot ,amanetin e të rënëve duhet ta dërgojmë në vend duke punuar dhe ndërtuar shtetin tonë tha Haradinaj. Po ashtu në këtë ditë të veçantë me çmimin ,,Shkëlzen Haradinaj’’ është nderuar invalidi i Luftës së UÇK-së z.Shpetim Agusholli, këtë çmim e ndau përfaqësuesi i Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së të komunës së Deçanit Kolonel Abdyl Mushkolaj. Ky manifestim është përmbyll më një program të pasur kulturo- artistik. Ndërsa, paraprakisht në Gllogjan , në Kompleksin Memorial, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule.10154288_260248334099588_703329577_n.jpg

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
1/ Ftesat/Njoftimet
1/ Ftesat/Njoftimet/KK/KPF
1/ Kuvendi i Komunës
1/ Plani i Prokurimit
2/ Komiteti për Politikë dhe Financa
2/ Procesverbalet
2/ Rregulloret/KK
3/ Debatet Publike
3/ Njoftim për Kontratë
3/ Raportet
3/ Vendimet/KK
4/ Dokumentet/KK
4/ Njoftim për Dhënie të Kontratës
5/ Njoftim për Anulim të Aktivitetit të Prokurimit
5/ Takimet Publike
6/ Njoftimi për Nënshkrim të Kontratës
6/ Planet/KK
7/ Njoftim për Informata Shtesë
7/ Raportet/KK
8/ Njoftim për Konkurs Projektimi
8/ Procesverbalet/KK/KPF
9/ Njoftim mbi Rezultatin e Konkursit të Projektimit
9/1/ Kontratat
9/2/ Vendimet e OSHP-së
9/3/ Kërkesat Për Rishqyrtim
Buxheti
Buxheti/KAB
Dokumentet
Dokumentet
Konkurset
Kuvendi
Njoftimet
Njoftimet/Shpalljet
Projektet
Prokurimi
Raportet/BF
Statuti
Zyra për Integrime Evropiane dhe Komunitete