Kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj ,me bashku më stafin e tije ka pritur një delegacion nga shkolla FMS Bern-Neufeld (Schëeiz), 15 nxënës dhe 3 mësimdhënës të kësaj shkollë.
Selmanaj nikoqirë i kësaj pritjeje në pika të shkurtra i njoftoi nxënësit dhe personelin mësimor për Deçanit zhvillimet ekonomike , mundësit e punësimit , projektet per të ardhmen , kulturën dhe traditat e vendit tonë por ne theks të veçantë tregoi për Gjimnazin ,,Vëllezërit Frasheri’’ në Deçani, i cili që nga themelimi e deri më tani ka nxjerrë kuadro me të cilët krenohet jo vetëm Deçani por e gjithë Kosova, e ne anën tjetër edhe këtë vizitë të këtyre nxënësve dhe personelit e vlerësoi mjaft lartë duke shtuar se nëse arrin që këto dy shkolla të binjakëzohen kjo ka një rendësi shumë të madhe me vet faktin se ne Zvicër jetojnë një numër i madh i shqiptarëve dhe kjo krijon ura miqësie dhe njohje të reja mundësi për të mos e harrur gjuhen dhe vendin e tyre.Edhe koordinatori i shkollës FMS Bern-Neufeld (Schëeiz),z.Stussi Jurg, tha se është herë e parë që viziton Kosovën, por vet pritja e personelit mësimor të shkollës njëkohësisht edhe e nxënësve na bën të kuptojmë edhe më shumë se ju jeni njerëz të veçantë jeni mirëpritës dhe bujar dhe meritoni një jetë akoma më të mirë . Jurg shtoi se kjo vizitë të i pari i komunës z,Rasim Selmanaj , na bën akoma më të lumtur sepse është njeriu i parë i komunës që hapë dyert për ne për të na njohur më administratën dhe panënë që behët në komunë për çka dhe i jemi mirënjohës për kohen që ka nda për ne.Në mesin e këtyre nxënësve kushte edhe nxënëse shqiptare njëra nder to ishte Dea Gashi nga Suhareka,e cila tregon se ne Kosovë vjen çdo vit por ne Deçan nuk kishte qen ndonjë herë dhe kjo vizitë at e benë te lumtur sepse do të mësoi edhe shumë gjera për vendin e saj Kosovën.Kryetari Selmanaj ne shenje mirënjohje mësimdhënësve ju dhuroi nga një libër,, Kitarë e Krisur’’ ndërsa nxënësve një përmbledhje nga botimi i Fundit,, Duam Kthimin Tendë’’ e cila përmban letra të nxënësve nga shkolla të Dukagjinit që i dedikohet kthimit te z.Ramush Haradinaj . Ndërsa Drejtori i shkollës së Mesme,, Vëllezërit Frasheri’’, në Deçan z.Musa Stojkaj, tregon se kjo vizitë është një nismë e mbar për këtë shkollë sepse edhe nxënësit dhe personeli i shkollës pas një kohe do të qëndrojnë në Zvicër dhe presin një binjakëzim të shpejt dhe këmbim përvojash e pse jo edhe ndonjë donacion nga shteti Zviceran. Për ndryshe ky delegacion do të qëndroi ne Deçan deri ditën e premte dhe do të ketë vizita në tempujt fetar në muze në kulla dhe në familje të ndryshme pse jo.