”Të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve të besimit Islam në Republikës e Kosovës dhe në veçanti gjithë qytetarëve të Komunë së Deçanit, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës , ua uroj festën e Kurban Bajramit
Festa e Kurban Bajramit është ditë e besimit në Zotin, ditë e nderimit, mirëkuptimit e respektit për njëri-tjetrin, ditë e paqes dhe lumturisë së të gjithë njerëzve.”
Le të na shërbejë kjo festë si moment i vetëdijesimit tonë, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme të shoqërisë.
Uroj që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit por edhe me vepra të mira, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Qytetarëve të komunës së Deçanit, për nder të kësaj feste të madhe u premtoi se në vazhdimësi do të bëjmë përpjekje të vazhdueshme për krijimin e kushteve më të mira për jetesë.
Në këtë ditë feste, le të kujtohemi për ata që kanë nevojë për dorën e ndihmës sonë. T’u gjendemi pranë dhe të festojmë së bashku”, thuhet më tutje në urimin e kreut të komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj.