Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, z.Christoff Stock përfaqësues i zyrës së BE-së në Kosovë e bënë sot zyrtarisht përurimin e Shtëpisë banuese prej gurit ‘kulla’ e familjes Mazrekaj në fshatin Drenoc. Ky investim është bërë në kuadër të projektit ‘Mirë se Vini në Dukagjin’ i financuar nga BE, e menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e zbatuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij në partneritet me Komunën e Deçanit.
Gjatë ceremonisë së zbulimit të pllakës informuese, kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj ka falënderuar Bashkimin Evropian për investimet e bërë gjatë këtyre katër viteve në Komunën e Deçanit “Komuna është mirënjohëse zyrës se komisionit evropian në Prishtinë , për një mori projektesh e që vlen ti theksojmë fabrikën e mjaltit,, Golden Hany’’ , me një investim prej 530 mijë euro, projektin e adresarit dhe shenjëzimitë të rrugëve në mënyrë elektronike në vlerë rreth 500 mijë euro , dhe projektet e trashëgimisë kulturore me partnerin tonë dhe tuajin Trashegimin Kulturore pa kufi apo CHWB-në. Në kuadër të dy projekteve ,,Mirë se vini në Dukagjin’’ dhe ,,Shihemi ne Dukagjin ’’.Projektet e realizuara ndikuan drejt për drejt në zbutjen e papunësisë si dhe në ngritjen e mirëqenies së qytetarit të komunës së Deçanit.” Tha me këtë rast kryetari SelmanajEdhe Christoff Stock përfaqësues i zyrës së BE-së në Kosovë, duke i falënderuar partneret e tij në bashkëpunim, ka shprehur mirënjohjet e tij për komunën e Deçanit dhe bashkëpunimin me këtë Komunë, Stock ka ftuar kryetarin Selmanaj që edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, duke e shprehur kështu gatishmërinë e mbështetjes se projekteve