Komiteti për Politik dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot takimin e rregullt . Veç anëtarëve të këtij Komiteti të pranishëm ishin edhe Kryetari I Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, nënkryetari z.Sami Cacaj ,monitorues, si dhe përfaqësues të mediave. Pas miratimit të rëndit të punës dhe procesverbalit të mbledhjes së kaluar, Kryesuesi I Asamblesë Komunale një herësh edhe kryesues I KPF-së z.Jashar Dobraj, u ka dhënë mundësin anëtarëve të këtij Komiteti që të debatojnë rreth raportit të auditorit të Jashtëm.
Mirëpo debatet e anëtarëve të KPF-së kanë qenë të shkurta, kjo për siç than ata në mungesë të Drejtorit për Buxhet e Financa, I cili ndodhet këtyre ditëve duke e shfrytëzuar pushimin e tij vjetor. “Këto rekomandime të cilat I ka dhënë auditori I jashtëm, janë kryesisht ato që ne si opozitë në kontinuitet ja kemi thënë ekzekutivit. Nuk dëshiroj të debatoj më shumë, por kërkoj që në séance e radhës së asamblesë që do të mbahet të premten me 26 korrik, meqë Drejtori qenka duke shfrytëzuar pushimin në këtë kohë, të jetë I pranishëm një zyrtarë nga Drejtoria e Buxhetit dhe Financave” tha me këtë rast Musë Mushkolaj anëtar I KPF-së nga subjekti I PDK-së. Të të njëjtit qëndrim ishin edhe anëtarët e tjerë të KPF-së, prandaj ata votuan pro procedimit për në seancën e 6 për këtë vit të asamblesë. Ngjashem edhe me piken paraprake ndodhi edhe tek shqyrtimi I kërkesave, ku si kërkesë drejtuar KPF-së ishte kërkesa e Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në Deçan, të cilat kanë marrë një iniciativë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha memorialëve, lapidarëve, përmendoreve dhe varrezave të dëshmorëve të Komunës sonë. “ Ne duke qenë të vetëdijshëm për gjendjen e cila është në shumë varreza të dëshmorëve, jemi pro kësaj kërkese. Por do të donim të informohemi saktë nga Drejtoria për Buxhet e Financa, se nga cilat linja buxhetore do të sigurohen këto 10 mijë euro sa i kanë kërkuar shoqatat e dala nga lufta. Mendoj se edhe këtë pikë duhet proceduar për në seancën e asamblesë, ku një zyrtarë nga drejtoria e Buxhetit dhe Financave do të na tregonte se ku do të sigurohen këto mjete” tha Blerim Bajraktaraj nga LDK. Bazuar në ligjin për vetëqeverisje lokale dhe Statutin e Komunës së Deçanit, kjo ishte mbledhja e 6 e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2013.