Njoftim për media të shkruara dhe elektronike Deçan 04 Korrik 2013:
Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, ju njoftoi se ditën e premte më 5 Korrik 2013, do të nisin dy projekte të rëndësishme për banorët e komunës së Deçanit .
Punimet për realizimin e këtyre dy projekteve do te jen sipas kësaj agjende:
Ora 10:00 Nisin punimet në ndërtimin e rrugës së Demukajve, ose ( Sadri Demukaj), në qytetin e Deçanit, po ashtu edhe rruga e Haxhi Mushkolaj,( ndryshe e quajtur rruga e topillave), investime të komunës së Deçanit, vlera këtyre rrugëve kapë shifrën mbi 110 mijë euro
Të pranishëm në fillim të punimeve do të jen kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , më bashkëpunëtor, dhe banorë të këtij lokaliteti.
Ora 11:00 Nisin punimet për renovimin e objektit të Gjimnazit ,,Vëllezërit Frashri’’, në Deçan investim i Komisionit Evropian dhe komunës së Deçanit , projekti (menaxhimi i efiqencës elektrike) në vlerë 450 mijë euro .
Të pranishëm në inaugurimin e fillimit të punimeve do të jenë zyrtar komunal , përfaqësues të Komisionit Evropian ,Drejtori i shkollës si dhe mësimdhënës.
Më këtë raste ftojmë përfaqësuesit e mediumit tuaj të shkruar dhe elektronikë që të jen prezent në përcjelljen e këtyre dy ngjarjeve të rëndësishme për komunën e Deçanit, te premten me 5 Korrik 2013, me fillim ne ora 10:00.
Vendtakimi për gazetaret do te jetë para objektit të komunës së Deçanit ju mirëpresim.
Zyra për informim KK-Deçan
Kontakt: 044327245 /049844900 /0390361100
Facebook:Rasim Selmanaj
https://decan.rks-gov.net/