Bazuar në ligjin për vetëqeverisje lokale dhe Statusit te komunës së Deçanit është mbajte debati i parë publik më qytetarë për vitin 2013 , ku kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, në prani të qytetarëve raportoi lidhur raportin gjashtë mujorë të arriturat , projektet të cilat janë në përfundim e sipër dhe ato të cilat presin që të realizohen në gjashtë mujorin e ardhshëm. Gjatë këtij prezantimi ku gjatë ter kohës më anë të projektorit është bërë edhe publikimi i këtyre projekteve kryetari Selmanaj, bëri të ditur se në vazhdën e shumë projekteve për krijimin kushteve më të mira për qytetarët e komunës së Deçanit, janë duke vazhduar më përfundimin e projekteve të nisura më parë por edhe bëri të ditur projekte të cilat vetëm sa kanë nisur dhe do të nisin brenda këtij viti.
Më intensitet të shtuar po vazhdojnë punimet për përmbylljen e kanalizimit të ujërave të zeza në qytet dhe në disa fshatra të komunë së Deçanit,po vazhdojnë punimet për përfundimin e ujësjellësit për 10 fshatrat ,janë në përfundim e sipër punët në palestrës sportive ne SH.F.M.U në Deçan ,hapja e rrugëve të reja sipas PZHU,kanali i ujitjes Deçan-Carrabreg-Prejlep dhe Penda Isniq-Dubovik , asfaltimi i disa rrugëve në disa fshatra si Llukë e Epërme , Prapaqan Carrabre etj .
Pas kësaj rezymeje nga kryetari Selmanaj ,debati ishte i hapur për qytetarë që të parashtrojnë kërkesat e tyre ku kërkesat më të mëdha kësaj radhe ishin drejtuar lidhur papunsnin ne nivel komunal , problem ky që po i shqetëson gjithë vendin e jo vetëm komunën e Deçanit,kërkesë e qytetarëve ishte edhe rregullimi i disa kanaleve për ujitjen e tokave , ndarja e subvencioneve për bujq dhe fermer, dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore në disa fshatar ku ende mungon,përmirësimi i gjendjes në shëndetësi sa i përket furnizimit me barna dhe kërkesa individuale..
Për të gjitha kërkesat edhe kryetari Selmanaj ,dhe përgjigjeje duke u zotuar se do të vazhdoi të punoi në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit, edhe në të ardhmen.
Pjesëmarrja e qytetarëve ne debat ishte e kënaqshme ku është vlerësuar së është rritë vetëdija e qytetarëve për pjesëmarrje në debat që kërkesat e tyre ti adresojnë direkt tek i pari i komunës.