Kuvendi Komunal i Deçanit
01.Nr.V
Deçan,dt.19.06.2013
Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e V-të të rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me dt.28.06.2013 /e premte / në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Statutit të Qendrës për Punë Sociale në Deçan,
- Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2014-2016,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për shpallje të zonave me interes për Komunën,
- Të ndryshme.
K r y e s u e s i:
Jashar Dobraj
_______________