Në Kompleksin Memorial të varrezave në Gllogjan të Deçanit, në përvjetorin e rënies në Altarin e Lirisë janë përkujtuar dëshmorët Burim Mustafaj, Shpend Malaj, dhe Jeton Dedushaj, të prirë nga Kryetari i Komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj, bashkëluftëtarë të dëshmorëve, familjarë, zyrtarë institucional e qytetarë nderuan jetën dhe veprën e këtyre dëshmorëve.
Ndërsa po ne të njëjtën ditë është përkujtuar edhe dëshmori i kombit Shaban Mazrekaj nga Vokshi i Deçanit.
Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit të Kombit Jetmir Mazrekaj, Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë , nderuan dëshmorin e Kombit Jetmir Mazrekaj, në përvjetorin 14-të të rënies , duke vendos buqeta lule tek varri i tij në Drenoc the Deçanit.
Për ta nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit të Kombit Enver Dobraj, në Carrabreg të Deçanit, Kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë bën homazhe dhe vendosen kurora me lule.