Me kërkesë të komunitetit krumëjan të Shqipërisë dhe vendim të Bashkësisë, sheshi kryesor i qytetetit i mbushur plotë me qytetar nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët po festonin ditën e dëshmorëve të Shqipërisë dhe në 15-vjetorit të rënies heroike të Luanit në Qafë mullar të Hasit, në kufirin Shqipëri -Kosovë, ka marr emrin e heroi të kombit Luan Haradinaj. Pllakën me emrin dhe fotografinë e heroit e ka zbuluar Flamur Thaçi e Fiqëri Morina, nga Bashkësia e Krumës, dhe Rasim Selmanaj e Rasim Haradinaj. “Ishte një vullnet i madh i komunitetit të Krumës me rrethinë që sheshi kryesor i këtij qyteti përgjithmonë të jetë emrin dhe Lavdija e heroit tonë kombëtar Luan Haradinaj, i cili jo larg nga këtu kishte rënë heroikisht në betejën me armikun serb”, ka thënë Fiqëri Morina, tek po tregonte edhe vendimin e marr nga Bashkësia e Krumës. “Jemi krenar për figurën emblematike të Luanit dhe të për luftën e shenjët të UÇK-së, dhe kjo krenari është begatia më e madhe u kombit tonë e cila identifikohet edhe me figurën madhështore të heroit Luan Haradinaj.
Pasi ka folur për figurën e heroit Luan Haradinaj, Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës së Deçanit, tha se e tërë veprimtaria e Luan Haradinajt, ka itinerarin Kosovë-Shqipëri, sa në furnizim me armë, sa në aksione konkrete kundër armikut në Kosovë, Njohuritë e fituara gjatë stërvitjeve në Shqipëri nga oficer të armatës shqiptare,Luani i përvetësoi dhe I zbatojë praktikisht, duke u bërë “pushkë e mbushur dhe e zbrazur e UÇK-së”. Lufta jonë nuk mund të bëhej pa Shqipërinë, kurse ju krumjan ishit pjesë e saj, kurse vendimi juaj historik dhe ky shesh po e merr bekimin e historisë sonë më të re, bekimin e vëllazërisë së përjetshme dhe kurrë më të mos ketë kufi ndarës në mes nesh” është shprehur Selmanaj.
“ Pa Shqipëri nuk ka Kosovë, pa Kosovë nuk ka Shqipëri” ishte referimi i deputetit Daut Haradinaj. I ndier i emocionuar se sheshi i Krumës po merrte emrin e të vëllait, Luanit, tha se Kruma me rrethinë si dhe mbarë Shqipëria, ishin konaku i UÇK-së, kurse ku shesh nderon jo vetëm familjen tonë, por edhe të gjithë dëshmorët dhe në veçanti 712 dëshmorët e Dukagjinit. Manifestimi në Krumë është shoqëruar edhe me një program të pasur kulturor.