Kuvendi Komunal i Deçanit informon të gjthë qytetarët dhe audiencën e gjërë se ka proceduar me Hartimin e Planit Rregullues Urban, Zona e Parë e Qytetit të Deçanit dhe procesi i planifikimit ka arritur në fazën e draftit përfundimtar për diskutimin publik.
Procesi i planifikimit ka qenë njëri ndër zotimet e Administrates Komunale për të përmbushur nevojat e qytetarëve për një hapësirë të organizuar profesionalisht, drejtë qyteteve moderne, por edhe pëmbushjen e obligimeve nga planifikimi hapësinor në nivel të Republikës së Kosovës – për ti sistemuar zonat urbane brënda planifikimit.
Diskutimi publik do të organizohet më 18.07.20011, në Objektin Komunal të Deçanit, duke filluar nga ora 10.
Diskutimi publik do të zgjasë 30 ditë nga data e lartshënuar dhe drafti i përgaditur do të jetë në dispozicion për shqyrtim gjatë gjithë kësaj kohe nën tutorialin e ekspertëve komunal dhe kompanisë projektuese.
Mirëpresim ardhjën tuaj dhe kontributin për zhvillimin dhe avansimin e qytetit të Deçanit.