Klubi futbollistik Deçan,i ka marrë kupën e turneut memorial tradicional “Ruzhdi Ramosaj”. Ky turnir organizohet në përkujtim të futbollistit dhe ish trajnerit të futbollit Ruzhdi Ramosaj, dhe mbahet çdo vit në shënim të përvjetorit të dites së çlirimit të qytetit të Deçanit
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj ,edhe këtë vit në shënim të përvjetorit të çlirimit të Deçanit u mbajt turneu memorial tradicional në futboll të vogël kushtuar legjendës së futbollit Deçanas , Ruzhdi Ramosaj.
Në këtë turne morën pres Gjithsej 4 ekipe. Deçani si nikoqir, klubi i futbollit Besa e Pejës, Istogu dhe Prishtina. Në finale u ndeshen Deçani me Prishtinën, dhe fitorja me rezultat 7 me 5 i takoj Klubit Futbollisitikë Deçani.
Ndërkaq Çmimi Ruzhdi Ramosaj, këtë vit i është ndarë ish futbollistit dhe bashkëlojtarit të ndjerit Ruzhdi Ramosaj Sahit Qorraj.
Pas marrjes së këtij çmimi Qorraj falënderoi Kryetarin e komunës z.Rasim Selmanaj , për ndarjen e këtij çmimi i cili për të është njëri nder çmimet më të vlefshme që kishte mar deri më tani.
Kryetari i Komunës ka ndarë mirënjohje për të gjitha ekipet pjesëmarrëse. Një heritë u zgjodh edhe lojtari më i mirë i turneut dhe ky epitet i takoj Ramadan Alajt. Me një mirënjohje të veçantë është nderuar edhe familja e Ruzhdi Ramosajt