Me homazhe dhe kurora lulesh tek lapidarët dhe varret e të gjithë dëshmorëve, akademi përkujtimore për dëshmorët dhe martirët, por edhe me nisjen dhe përurimin e projekteve,
Deçani edhe me manifestime të shumta kulturore dhe sportive, ka shënuar ditën e dëshmorëve. Manifestimi qendror është shënuar në hapësirat e kompleksit memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ku kanë nisur punimet për rregullimin e varrezave të gjithë dëshmorëve, ndërkohë kryetari i Komunës, z.Rasim Selmanaj, është zotuar se do të realizojë projektet edhe për rregullimin e varrezave tjera të dëshmorëve si dhe ndërtimin e kompleksit memorial në Deçan.
“Rregullimi i këtyre varreve do të jetë i njëtrajtshëm. Do të jenë përmasash e pamjesh të njëjta, sepse dëshmorët kishin të njëjtin ideal, të njëjtin qëllim dhe njësojë do të përjetësohen në histori”, ka thënë kryetari Selmanaj, i cili ka treguar se në kompleksin memorial që do të ndërtohet në Deçan, do të gdhendën të flakëruar, emrat e të gjithë heronjve,dëshmorëve dhe martirëve të kësaj komune që nga “Lidhja e Prizrenit”, deri në luftën e fundit për liri. Ky projekt i nisur pikërisht në ditën e Dëshmorëve të komunës së Deçanit , pritet të përfundoi brenda 2 muaj e gjysmë ndërkaq mjetet për ndërtimin e tije që kapin shifrën mbi 130 mijë euro janë të ndara nga komuna e Deçanit.