15 Qershori dhe një Akademi Përkujtimore e mbajtur në Deçan, kishte mbledhur familjarët e të gjithë dëshmorëve dhe martirëve, veteran dhe invalid, pushtetar,deputet të Parlamentit të Kosovës dhe qytetar të shumët, ku janë përkujtuar 250 dëshmorët e komunës së Deçanit ,78 të zhdukurit ,23 të pa gjeturit dhe 126 martiret e komunës së Deçanit.
Kjo akademi përkujtimore, përveç përkujtimit të dëshmorëve dhe martirëve të kësaj komune, të cilët u prezantuan dhe me fotografi para pjesëmarrësve, në fjalën e rastit të kryetari i komunë së Deçanit z.Rasim Selmanaj, krahas njoftimit për të arriturat e kësaj komune, vend dominant ka zënë lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili serish po përballët me gjykatën e Hagës. Pasi ka folur për figurën e tij, në luftë dhe paqe, ai ka vlerësuar se “kjo është një betejë për drejtësinë, një betejë për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së e cila edhe përballë akuzave të rreme, Ramushi, si gjithherë do të triumfojë”. “Pa luftën e shenjtë, gjakun e dëshmorëve dhe martirëve dhe njëkohësisht sakrificën gjithë shqiptare nuk do të vinte liria dhe mbi këto vlera po ndërtohet shteti i pavarur i Kosovës” , ka nënvizuar ish-komandanti i Brigadës “Jusuf Gërvalla”, Duat Haradinaj. Ai tutje, ka thënë se obligimi ndaj dëshmorëve, familjeve të tyre dhe shtetit të ri, duhet të jetë përkushtim, jo vetëm deklarativ, por veprues dhe i qëndrueshëm i cili shkon në favor të zhvillimit ekonomik, gjithnjë si betejë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit. Deçani dhe mbarë Kosova, do dinë të kapërcejnë të gjitha sfidat, ashtu siç ditën që bashkë të bëjnë edhe luftën.