180 minutat e rezervuara për plotësimin e 100 pyetjeve nga testi I maturës shtetërore që u mbajt sot në komunën e Deçanit ishin të mjaftueshme për maturantet e tri shkollave të mesme këtij qyteti.
Sipas maturantëve janë ber përgatitjet më kohë dhe kemi mbajtur or shtesë për përgatitjen e këtij testi andaj nuk ka qen vështir që të plotësojmë në minutat e ndara nga Ministria. Sipas Drejtori të Arsimit pranë Kuvendit komunal të Deçan Qazim Maloku, nuk është paraqit ndonjë problem lidhur më përgatitje mbase me kohë kemi mare vendimin nga Ministria se testi do të mbahet në një ambient të përbashkët e jo në klasë sikurse në vitet paraprake ku do të këtë një bankë dhe një ulëse secili nxënës ndërkaq lokacioni i dy gjimnazeve atij ,,Vëllezërit Frashëri ‘’dhe Shkollës së Mesme Teknike profesionale ,,Tafil Kasumaj ’’nuk kanë mjaftuar për nxënësit është dashtë që një pjesë ë nxënësve të Gjimnazit ,,Vëllezërit Frashëri’’ testin ta mbajnë në Hollin e shkollës së Mesme të Ulët ,,Bajram Curri’’, në Strellc, por megjithatë nuk është paraqitë ndonjë problem pasi që çdo pikë ka qen nën vëzhgimin e përfaqësuesve të MASHT-it zyrtarëve të DKA-së dhe drejtorit të shkollave përkatëse ,ndërkaq vëzhguesit këtë vit ishin përcaktuar nga Vushtrija dhe Universiteti I Prishtinës.Gjatë mbajtjes se testit vizit maturant♪7ve u ësh ber edhe nga kryetari i komunë z.Rasim Selmanaj , i cili e vlersoi lartë perkushtimin e personleti te drejtoris se arsimit dhe komisionit qe ky test te shkoi sipas planit te paraparë si dhe ju uroi sukses maturanteve.Tutje Maloku shpreson se 569 maturantet e komunë së Deçanit të cilët ju kanë nënshtruar sot testit të maturës shtetërore dhe i cili ka kaluarë pa ndo je problem ,shpresojmë sikurse vitet paraprake të renditemi në listë të paret në nivel të Republikë së Kosovës.