Muharrem Lataj nga fshati Carrabreg i komunë së Deçanit , ishte dëshmori i parë i këtij fshati i cili ra heroikisht në vijën e parë të frontit më 29 Maj 1998 .Pas 13 viteve në vendin e rënjës në pranin e zyrtarëve komunalë , përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së ,bashkëluftëtarëve dhe familjarëve është ber zbulimi i pllakës përkujtimore në vendin e quajtur kodra e loshit. 
Homazhe janë ber edhe për dëshmorët e fshatrave Lloqan Carrbreg i Epërm , Carrbreg i Ulët dhe Lumbardh , njëkohësisht më vendim të Asamblesë komunale dhe të kryetarit të komunës z.Rasim Selmanaj ,janë emëruar disa rrugë të fshatit Carrabreg më emrat e dëshmorëve Enver Dobraj, Muharrem Lataj, Xhevdet Loshaj dhe Arif Tahiraj. Ndonëse për dëshmorët kurrë nuk është mjaft ngase ata ishin kudo dhe kurdo të gatshëm që të japin jeten që ne të jemi të lirë sot , por edhe në duhet të punojmë edhe më shumë që amaneti i tyre të jetësohet,ndërsa edhe emërimi i rrugëve më emrat e dëshmorëve është mjaft domethënës për vet ata dhe për familjet e tyre që emri të mos u harrohet kurrë e ne do të vazhdojmë edhe nëpër fshatra tjera por edhe në vet qytetin e Deçanit që të emërojmë rrugë dhe sheshe më emra dëshmorësh tha nder të tjera kryetari Selmanaj.
Ndërkohë familjar të dëshmorëve dhe kryetar i Komunës, z.Rasim Selmanaj pasi kanë ber homazhe dhe kanë vendosë kurora më lule pran lapidarit të ngritur për deshmoret e fshatit Lumbardhë , kanë ber zbulimi e pllakës përkujtimore të dëshmorit nga ky fshat, Arsim Përgjegjaj në vendin e renjës së tij.