Ende pa u aprovuar rendi i punës, këshilltarët nga opozita kanë kërkuar fotokopjet e të gjitha faturave dhe kontratave për shpenzimet buxhetore të vitit të kaluar, vendim ky unanim i marrë dy ditë më parë në KPF. Ndërkohë, arsyetimi i pozitës se kjo nuk është bërë për shkaqe teknike dhe faktorit të limituar kohor, nuk ka mjaftuar që pas një seri akuzash, opozita të braktisë seancën, kurse pozita të merr vendime edhe pa te.
Derisa,nga kryesuesi i Kuvendit. Jashar Dobraj, janë dhënë arsyetime për mungesën e mundësive teknike në përgatitje të një dokumentacioni voluminoz, për një kohë të shkurtër, Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës, ka thënë se kjo mund të bëhet jo vetëm për opozitën por për së cilin qytetar të kësaj komune që kërkon qasje në dokumentet zyrtare. Megjithatë, qëndrimi i opozitës nuk ka ndryshuar. Jeton Mushkolaj, (LDK) ka kërkuar nga kryesuesi Dobraj, që mos të fillon procedimin me rendin e ditës, pa u plotësuar vendimi i KPF-së, të cilat ishin kërkesa edhe të përfaqësuesve të pozitës. Njëjtë, si Mushkolaj, edhe kolegu i tij, Blerim Bajraktaraj,(LDD) ka kërkuar së pari plotësimi i kërkesave të bëra, të cilat ndërlidhen me raportin e shpenzimeve, pastaj të procedohet me agjendën e ditës. Bajraktaraj, ka insistuar të bëhet publike, kontrata me TV Syri, faturat për renovimin e makinave, raportet tekniko-financiare të projekteve kapitale, dhe disa kërkesa të tjera, që figurojnë në shpenzimet njëvjeçare.
Pas largimit të opozitës, këshilltarët nga opozita kanë vazhduar seancën. Ata kanë aprovuar vendimin e Planit Rregullues “Qesta”, bashkë me varrezat e qytetit, kurse lidhur për raportin mbi shpenzimet për vitin 2010. megjithatë janë dëgjuar kritika edhe nga vet pozita. Pas prezantimit të këtij raporti, siç i tha analitik të përfshirë në 60 faqe, Agron Demukaj, drejtor i DBF, ka arsyetuar çdo shpenzim dhe investim të bërë, duke treguar se investimet kapitale janë rritur 83 për qind, ndërsa shpenzimet siç u vlerësua në debat enorme për karburante e ka arsyetuar si shkak i vërshimeve në disa vendbanime, pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave, por edhe të ndërprerjeve të shpeshta të rrymës elektrike nga ana e KEK-ut. Ndërkaq, këshilltarët e opozitës kanë debatuar edhe për disa dukuri devijajnte, ndërkohë Hana Lekaj,drejtoreshë e Derjtorisë së Inspeksionit, ka raportuar për masat e marra nga ky institucion.