Të shoqëruar nga kryetari I komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, një herit edhe kryetar i klubit futbollistikë Deçani nga Deçani ,si dhe kryetari i federatës së futbollit Kosovarë, Fadil Vokrri dhe adhurues të sportit Deçanas në Vitomiricë të Pejes
solemnisht i dorëzuan kupën kapitenit Shyqiri Zeqirajt duke u shpallur kampion i grupit dhe hyrjen në Ligën e parë. Festa ka vazhduar në sheshin e Deçanit me muzikë para mijëra adhuruesve, ndërsa kreu i Deçanit kishte përgatitur një tjetër befasi për kryetarin Fadil Vokrri. Para deçanasve që po festonin kryetari Selmanaj,dekoroi legjendën e futbollit të Kosovës me medalje të artë. Me këtë rast z. Selmanaj, para të pranishmëve theksoi se kjo është një dekoratë tepër modeste karshi kontributit të jashtëzakonshëm që ka dhënë Fadil Vokrri.
Vokrri ka bërë të krenohemi i gjithë kombi shqiptar duke u shndërruar në një legjendë e gjallë. Vokrri para Deçanasve u shpreh se ndihet tepër i nderuar dhe shumë emocionuar, sepse në mesin e shumë shpërblimeve kjo dekoratë përbën shpërblimin më të madhe dhe të këndshëm gjatë gjithë jetës dhe karrierës së tij prej futbollisti. Çastet e gëzimit së bashku me sportistet Deçanas i ndau edhe zyrtari i lartë i Sportit Kosovarë Iber Alaj. Mbetet që këtë sukses futbollistet e Klubit “Deçani” ta ariin edhe në sezonin e ardhshëm në ligen e parë dhe të ecin sigurt drejt super ligës së Kosovës, siç u tha me këtë rast atje edhe ku e kishin vendin.