Kuvendi Komunal i Deçanit
01.Nr.V
Deçan,dt.26.05.2011
Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , bëj këtë:
N J O F T I M
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e V-të të rregullt të Kuvendit Komunal të Deçanit, e cila do të mbahet me dt.31.05.2011 /e martë/ në ora 10:00, në sallën e Asamblesë Komunale.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Rregullues “QESTA” bashkë me lokacionin për varreza të qytetit të Deçanit.
- Shqyrtimi i kërkesës së delegatit Hajdar Sutaj për zhvillimin e veprimtarive të dyshimta në Komunën e Deçanit-lojrave të fatit , llotarive etj,
- Shqyrtimi i raportit të shpenzimeve për vitin 2010,
- Të ndryshme.
Kryesuesi:
Jashar Dobraj