Kryetari i komunës së Deçanit,z. Rasim Selmanaj, së bashku më bashkëpunëtoret e tij ka pritur sot në takim kryetarin e Asociacionit të komunave të Kosovës, Bajrush Gjemajlin dhe drejtorin e Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimin.
Ata kanë takuar udhëheqjen komunale të Deçanit, ku bashkarish janë pajtuar se Komunat kërkojnë decentralizim pushtetesh, përkatësisht ingerenca më të mëdha për specifikat përkatëse të tyre. Duke shpreh kërkesat në nivel të këtij Asociacioni, Bajrush Xhemajli, tha se “është një tendencë e marrjes së kompetencave nga pushteti lokal në atë qendror”. Ai këtë e ilustroi me Ligjin mbi Inspektoratin e Tregut, I cili sipas tij ndër të tjera I dëmton komunat edhe në aspektin buxhetor. Xhemalji, gjithashtu tha se “ndërmarrjet publike janë bërë një “mishmash”, përzierjesh kompetencash në disa nivele.
“Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë pos një trajtimi të dinjitetshëm dhe natyrisht edhe një autonomi përballë kërkesave të qytetarëve, nga të cilët kemi marrë besimin për të qeverisur me komunën e tyre”, është shprehur i pari i këtij Asociacioni , i cili në këtë takim ka ngritur edhe një sërë çështjesh të tjera, siç tha ai, sfida që po përballën koleget e tij, nëpër komuna të vendit. Gjithnjë sipas tij, sfidat dhe problemet nëpër komuna janë të mëdha, për të cilat bukur shesh edhe nuk mund ti zgjidhim edhe përkundër vullnetit tonë, ndaj një decentralizim kompetencash do të jetë mbështetje e duhur.
Kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, tha se komuna e tij, me specifikat që ka, dallon nga komuna tjera. “I kemi duart e “lidhura” për shfrytëzimin dhe menaxhimin e shume aseteve tona që natyrisht janë edhe pasuri kombëtare”, është ankuar ai, duke dhënë shembuj konkret në mbrojtjen, kultivimin dhe menaxhimin e pyjeve dhe ujërave me të cilat Deçani, dallohet në vend. Ai ka përmendur presionin nga dikasteret e ministrisë përkatëse për shpalljen e tenderëve për prerjen e pyjeve, ndërkohë ka thënë se pavarësisht nga kjo, nuk do të nënshkruar asnjërin prej tyre, sepse deri më tani pyjet janë shkatërruar përmes tenderomanisë. Kryetari Selmanaj, si problem tjetër ka ngritur edhe shfrytëzimin e ujërave të kësaj komune nga të tjerët, pa asnjë përfitim të komunës nga kjo pasuri e saj natyrore.
Në këtë takim u bisedua edhe për probleme tjera më të cilat përballën komunat e vendit. Ndërkaq, takimi me kryetarët e komunave, siç është konfirmuar në një drekë pune, është mbajtur në restorantin “Gryka”, në Deçan pa pranin e mediave