Këshilli Komunal për Sigurinë e Bashkësive, ka vlerësuar se gjendja e sigurisë në Komunë është e qetë.
Ndonëse në mbledhjen e katër ishte ngritur si problem kryesor dhe shumë shqetësues për qytetaret e komunës së Deçanit por edhe për nxënësit e dy shkollave të mesme çështja e funksionimit të një numri të madh të kazinove në qytet konkretisht në rrugën ,, Haki Povataj’’ gjatë këtij takimi drejtoresha e inspeksionin pranë kuvendit komunal Hane Lekaj Berisha ka tregun se ky problem tashmë është zgjidhur ngase në bashkëpunim më policin , gjykatën dhe inspeksionin kemi arritur që ti mbylli 10 nga to .Sipas Drejtoreshës së Inspeksionit Hane Lekaj Berisha, ky aksion do te zgjerohet edhe me mbylljen e lokaleve tjera të kësaj veprimtarie të cilat punojnë pa leje pune. Duke prezantuar problemet të cilat janë evidente lidhur me parkingun e veturave ne hapësirat publike sidomos përgjatë trotuareve te qytetit Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , ka vlerësuar se nuk është i kënaqur me punën e policisë të cilën siç tha ai rrinë në zyrë apo kafene dhe nuk reagojnë në largimin e veturave nga këto hapësira të cilat pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Ndryshe kryetari Selmanaj tha se nëse nuk ka ndonjë veprim konkret ne ketë fushë zyrtarisht do te njoftoi drejtorin e policisë së Kosovës. Ndërkaq Tog /Sejd Dobraj ,pasi ka vlerësua se situata e sigurisë esht e qet si problem ka ngritur qeshjen e mos emërimit të komandantit te policisë i cili qe nga paslufta është vetëm ushtrues detyrë .Ai po ashtu është deklaruara se policia do të mobilizohet dhe do të jetë prezentë në mbajtjen e rendit dhe ligjit. Anëtaret e ri të këtij këshilli janë emëruar Haki Mehmetaj,Safete Gacaferi dhe Fatmir Lulaj.