Në 20-vjetorin e rënjës heroike të dëshmorit Mentor Tolaj, kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj, me bashkëpunëtor dhe përfaqësues të tri shoqatave të dala nga lufta e UÇK-sè,
sot pranë shtatores së tij, në qendër të qytetit të Deçanit, kanë vendosur kurora me lule dhe kanë bërë homazhe për të kujtuar trimërinë dhe guximin e këtij dëshmori. Figura e Dëshmorit Mentor Tolaj, ka peshë të madhe historike tè çlirimit dhe rrugëtimit të Kosovës, drejt shtet ndërtimit nga që ai u vra në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtarë, u tha sot gjatë homazheve tek shtatorja në qendër të qytetit të Deçanit. Mentor Tolaj. u vra më 17 maj, 1991 në qendër të qytetit nga policia serbe. Tash e sa vite Sheshi i qytetit të Deçanit, më krenari mban emrin e këtij dëshmori të kombit.