Edhe pse vetëm dy kilometra e gjysmë,larg qendrës komunale, fshati Hulaj,kishte mbetur njeri ndër vendbanimet më të izoluara të kësaj komune.
Megjithatë, projekti i asfaltimit të rrugës i nisur vitin e kaluar, ka përfunduar. Në një atmosferë festive, përurimin e saj e kanë bërë Kryetar i Komunës,Rasim Selmanaj , Nait Hasani, deputet në Parlamenti e Republikës së Kosovës dhe Ismet Hulaj.
Banorët e këtij fshati do të kenë një jetë tjerët dhe për të arritur në Deçan, nuk do të udhëtojnë nëpër baltë si deri me tani”,ka thënë kryetari Selmanaj, i cili ka treguar se pas marrjes së mandatit të tij, prioritet i të gjithë prioriteteve ka qenë asfaltimi i kësaj rruge. Një projekt i tillë,sipas tij , jo vetëm që ka lidhur me rrugë asfalti, këtë fshat të izoluar, por ka rregulluar infrastrukturën urbane edhe në “Podin e Gështenjave”,
Shkëlzen Shehu, zyrtar i Drejtorisë për Urbanizëm, ka thënë se për realizimin e këtij projekti, përkatësisht asfaltimin e rrugës 2.5 kilometra nga buxheti komunal janë investuar 200 mijë euro. Sipas tij, kjo rrugë është ndërtuar sipas standardëve dhe mbi të gjithë pos “Podin e Gështenjave” dhe Fshatin Hulaj, lidhë edhe hapësirat ku do të realizohet Plani Rregullues urban “Çesta”.