Nen organizim të komunës së Deçanit, dhe në bashkëpunim me Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në mbështetje të Organizatës Botërore për Ushqim dhe Bujqësi (FAO),
është mbajtur, Panairi i Dytë Rajonal i Blegtorisë, me ç’rast, janë shpallur edhe fermerët më të mirë në kultivimin e racave me cilësore te lopëve, mëshqerrave, demave dhe deleve. Sot fermerët tanë përpos paraqitjeve të sukseseve të tyre në mbarështim, do të kenë mundësinë e kontakteve të drejtpërdrejta mes veti për këmbimin e përvojave dhe të sukseseve të tyre. Duke e çmuar lartë gatishmëri e Fermerëve për të ju përgjigjur këtij panairi kryetari i komunë së Deçanit z.Rasim Selmanaj nder të tjera tha:
Komuna e Deçanit dhe Drejtoria e Bujqësisë në vitin e fundit i ka dhënë prioritet zhvillimit të Bujqësisë e posaçërisht sektorit të blegtorisë, subvencionim të mbjelljeve pranverore për 200 fermerëve me misër – ku sado pak është rrit sipërfaqja e kulturës së misrit për sigurim të bazës ushqyese për kafshë, përkrahje do të ketë edhe në ndërtimin e kanaleve për ujitje, infrastrukturën Rurale etj.
Nevoja për përkrahje të Blegtorisë është e domosdoshme, si nga niveli qendror ashtu edhe nga niveli komunal. Në mundësitë tona, komuna do të ndajë mjete shtesë për mbështetjen e këtij sektori. Kjo përkrahje në rritje do të duhej të ndodhë edhe nga Ministria. Më lejoni që në emër të Komunës, të falënderoj, Projektin e FAO-s, për ndihmën jashtëzakonisht të madhe që ka ofruar në mbështetjen e organizimit të këtij Panairi dhe aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar në Regjion.
Një vlerësim pozitiv kanë dhënë edhe zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, të cilët janë shprehur të gatshëm që, edhe më tutje të përkrahin panaire të tilla, me qëllim të ngritjes së cilësisë në rritjen e racave cilësore të bagëtive
Panairi i organizuar, kishte karakter, edhe të shitjes së produkteve, ku janë prezantuar produktet e prodhimeve të mishit, qumështit, mjaltit si dhe, produkte të ndryshme artizanale. “Jam shume i kënaqur se, ky popull, është kthyer serish, kah bujqësia, sidomos, kah blegtoria”, është shprehur njëri nga vizitorët e shumtë, i cili ka kërkuar mbështetjen e qeverisë së Kosovës, qoftë me subvencionime apo edhe grante të ndryshme qeveritare.
Pas ekspozimeve garuese, në të gjitha kategoritë, janë shpall fermerët më të mirë, ndërsa, fitues suprem i panairit Rajonal të Blegtorisë, është shpallur, fermeri, Dukagjin Dedaj, i cili, njëherësh, zuri edhe vendin e parë, me lopën qumështore te racës, Simental.