Ekipi “ Toto Sport” nga Deçani është shpallur fitues i turneut tashme tradicional në futboll të vogël që organizohet në përkujtim të rënies së heroit Luan Haradinaj. “Toto Sport” me rezultat 3 me 2 e ka mundur në penalti ekipin “Hipermarket KU”
i cili është radhitur në vendin e dytë, ndërkaq vendi i trete i këtij turniri i ka takuar ekipit “ Agimi De”.
Ky turnir tradicional është përcjellur nga një numër i madh i shikuesve të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues komunal në mesin e tyre edhe Krytari i Komunës z. Rasim Selmanaj. Organizatoret e turnirit e që janë sektori i sportit dhe Alenca e të rinjve kanë shpall edhe lojtarin me të mirë të turnirit Agron Bruqin, kurse golashënues Bajram Hasanaj, që të dytë nga ekipi “Toto Sport”. Avni Rexhaj, zyrtar për sport me mirënjohje të veçantë e ka shpërblyer Albert Zenunaj, pronar i fushës ku është zhvilluar turniri e në të cilën kanë marr pjesë 19 ekipe nga Deçani,Gjakova, Peja dhe Istogu.