Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë të komunës së Deçanit dhe qytetarët e Republikës se Kosovës te besimit të Krishter , më rastin e Festës së Pashkëve.
,,Le të shërbejë kjo festë e Ringjalljes si dëshmi e përjetësisë, si dëshmi se veprat e mira shpërblehen te Zoti, se sakrifica për të mirën shpaguhet, se jeta është e amshueshme dhe se misioni i njeriut është të jetojë në harmoni dhe në paqe dhe ta duan e ta ndihmojnë njëri-tjetrin. Të gjithë qytetarët e Kosovës i uroj që në simbolin e Pashkëve të shohin drejt ardhmërisë më të lumtur e më të begatshme që të gjithë njerëzit janë vëllezër e motra ndërmjet veti pa dallim të përkatësisë fetare, kombëtare, racore, gjinore dhe dallimi tjetër, sepse të gjithë jemi një te Perëndia dhe te besimi në njeriun dhe në vlerat njerëzore. Duke kujtuar me devotshmëri sakrificën e Jezusit për njerëzimin dhe mrekullinë e fuqisë hyjnore, të ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, të dashurisë mbi urrejtjen dhe të jetës mbi vdekjen, z.Selmanaj,uron që kjo festë të sjellë gëzim, paqe e lumturi në mesin e secilës familje besimtare.