Me vendim të kryetarit të komunës z. Rasim Selmanaj, në rrugën ,,Sali Çeku ’’ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 18 deri në ora 22.
Ky vendim hyn në fuqi më dt 01 Maj 2011 dhe do të zgjas deri me 31 Shtatorë. Ky vendim është marrë bazuar në kërkesat te shumta të qytetarëve të komunë së Deçanit që të kenë një ambient më të qetë dhe sigurte gjatë shëtitjes në mbrëmje, në relacioninë nga qendra e qytetit në drejtim të manastirit.
Pra më në fund edhe qytetaret e Deçanit do ta kenë një shëtitore te organizuar dhe në një ambient atraktiv.
Në mënyrë solemne kjo shëtitore do të përurohet më 01 Maj në ora18:00