Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e IV-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt,28.03.2011/e hëne/, në ora 11:00, në zyrën e Kryetarit të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për menagjimin e mbeturinave komunale në Komunën e Deçanit,
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
- Shqyrtimi i raportit të punës së Drejtoris për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë për investimet kapitale të vitit 2010,
- Shqyrtimi i kërkesës së grupit të këshilltarëve të Kuvendit për ndryshim të Llogos së Komunës,
- Shqyrtimi i propozim Vendimit për ndryshim të rregullores për leje për ushtrimin e veprimtarive afariste,
- Preorientimi i të hyrave vetanake të vitit 2010 të bartura në vitin 2011,
- Të ndryshme.
Kryesuesi i KPF-së:
Jashar Dobraj d.v.
_________________