Udhëheqja e pensionistëve të Komunës, bashkë me kryetarin e PK Ramë Alihajdari, në takimin me kryetarin e Komunës, Rasim Selomanaj, kanë kërkuar ndihmën e të parit të kësaj komune në trajtimin me të mirë të pensionistëve, të cilët kanë kërkuar një zyrë për punë si dhe një lokal në të cilin do të mund të tuboheshin këta. “Pensionistëve kontributëdhënës jo vetëm që iu është grabitur fondi i tyre nga Sërbia, por as tani në shtetin e pavarur të Kosovës nuk trajtohen meritueshëm”,ka thënë Alihajdari, duke u ankuar në mosmiratimin e ligjit për pensionistët ndërkohë ka kërkuar që temë e bisedimeve me Sërbinë të jetë edhe kthimi i fondit të pensionistëve.
Ndërkaq, nga ana e tij, kryetari Selmanaj, ka premtuar ndihmën e Komunës së tij për pensionistët. “Pensionistët tanë do të kenë zyrën e tyre, ndërsa ata mund të jenë pjesë e lokalit ku do të funksionojë edhe Klubi i shahut, i cili pritet të hapur në hapësirat e pallatit të kulturës” ka thënë Selmanaj, ndërkohë që ka premtuar edhe mbështetje të tjera, varësisht prej mundësive buxhetore të Komunës. Udhëheqja e pensionistëve të Deçanit, të cilës aktualisht i mungon kryetari i saj, i cili për shkak të problemeve shëndetësore ka dhënë dorëheqje, ka paralajmëruar se është në përgatitje të mbajtjes së Kuvendit zgjedhor.