Në një takim me shfrytëzuesit e hapësirave të pallatit të kulturës “Jusuf Gërvalla” të qytetit, në të cilin pos zyrtarëve që menaxhojnë me te, ishin të pranishëm edhe udhëheqja e policisë lokale, kryetari i Komunës Rasim Selmanaj,
ka kërkuar angazhimin e të gjithëve për të vënë rend dhe disiplinë në të gjitha hapësirat e këtij pallati. Duke vlerësuar gjendjen aktuale, Selmanaj, ka thënë se individ të caktuar sillën dhe pështillen dhe madje edhe shkaktojnë dëme brenda këtij objekti i cili para së të gjithash është vënë në shërbim të veprimtarive kulturore dhe të shoqatave, por edhe të atyre që me qira i shfrytëzojnë lokale të këtij objekti. Ai ka kërkuar përgjegjësinë e të gjithëve dhe natyrisht edhe ndihmën e policisë, e cila do të bëjë patrullime të kohë paskohëshme dhe natyrisht do të merr masa ndaj individëve që identifikohen për veprime të dëmshme. Në këtë takim po ashtu u kërkua angazhimi edhe i punëtorëve (roje).Ndryshe, kryetari Selmanaj, ka paralajmëruar se nëse angazhimet e duhura nuk do të pasojnë,ai personalisht është deklaruar se është i detyruar që pas orarit të punës ta vejë drynin.