Të pritur nga kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj, zyrtar të CDF (Fondit për Zhvillimin e Komunitetit), kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ta ndihmuar Deçanin me projekte kapitale,sikurse edhe me ndihma financiare
dhe trajnime për zhvillimin e bizneseve formale, të cilat garantojnë qëndrueshmëri dhe punësim. “Jemi të gatshëm të vazhdojmë traditën e bashkë investimeve në projektet kapitale me komunën tuaj, sikurse edhe me pronarët e bizneseve formale”, ka thënë Feride Krasniqi, zyrtare e CDF-së, e cila ka treguar se deri me tani në këtë komunë janë realizuar 7 projekte kapitale dhe nuk kanë munguar ndihmat për zhvillimin e bizneseve formale.
Ajo ka kërkuar që komuna të konkurrojë me projekte për nevojat jetike të qytetarëve siç janë ujësjellësi, kanalizimi, infrastruktura e tjerë, ndërkohë ka treguar se çdo financim i këtyre projekteve do të realizohet në principet e participimit nga buxheti i Komunës në masë të 20 për qind të vlerës së projekteve, të cilat nuk tejkalojnë shumën prej 70 mijë eurosh.

Nevojat e komunës janë shumë të mëdha, ndërkohë mbështetja financiare e CDF për projektet kapitale është e mirëseardhur, ka thënë kryetari Selmanaj, duke treguar se në prioritet ka shumë projekte të cilat pa ndihmën e donatorëve është e pamundur të realizohen vetëm me buxhetin e komunës. “Kemi një seri projektesh që presin përkrahjen e donatorëve, kurse komuna është e gatshme të participojnë me përqindjen e saj”.
Sipas Albina Berisha, zyrtare e CDF, kjo komunë do të këtë edhe mbështetën për zhvillimin e bizneseve formale, përkatësisht mikro bizneseve të cilat sipas saj do të krijojnë mundësi të punësimit. Përmes donatorëve tanë do të bëjnë trajnime falas, ndërkohë që do të ndihmojmë bizneset deri në 10 mijë euro me kusht që pronarët e tyre të participojnë me 20 %.