Në takimin e kryetarit të Komunës, Rasim Selmanaj, me eprorët e policisë lokale dhe drejtorët e dy shkollave të mesme, gjimnazit “Vëllazërit Frashëri” dhe të SHMT “Tafil Kasumaj” , është biseduar lidhur me veprimin institucional dhe ligjor të shtimit të masave të sigurisë në rrugën më problematike në Deçan,
, në të cilën frekventojnë mbi 2000 nxënës të dy shkollave të mesme. Kryetari Selmanaj, ka kërkuar veprim dhe kontroll rigoroz në këtë rrugë nga policia, veçmas në marrjen e masave ligjore për të gjithë ata që me veturat e tyre sillën e mbështollën nëpër këtë rrugë dhe njëkohësisht lirimin e trotuareve na veturat që zakonisht parkohen në të dyja anët e kësaj rruge.
Selmanaj, ka kërkuar patrullim të rregullt në këtë rrugë nga policia, ngase sipas tij vetëm prezenca e policisë kishte me krijuar rrethana tjera, për evitimin e problemeve që reflektohen vite me radhë në rrugën problematike. Edhe zyrtarët e policisë, sikurse edhe drejtorët e dy shkollave të mesme, janë pajtuar që në këtë rrugë të shtohen masat e sigurisë, ndërkohë u tha këto veprime do të përcjellën në vazhdimësi dhe natyrisht do të ndërmarrën edhe masa shtesë, gjithnjë sipas nevojës dhe në funksion të përmirësimit të gjëndrës në këtë hapësirë