Ky projekcion si premierë ishte shfaqur në korrik të këtij viti në Deçan. Mandej artistët deçanas u paraqit me sukses para publikut në Tuz e Ulqin në korrrik e gusht të këtij viti.
Pastaj në festivalin teatror “Teatri shqiptar në Maqedoni” në tetor të këtij viti, përkatsisht me 19 tetor 2010. Kjo paraqitje në Preshevë kishte një domethënie të veçant, sepse dikur Presheva ishte vatër “strehimi” për shumë festivale dhe organizime të tjera të përmasave kombëtare, sepse dikur këtu zhvillohej dhunë, dhe atje sikur fshiheshin shumë ngjarje kulturore të cilat kishin një domëthenie vërtetë artistike por edhe patriotike. Tash me paraqitjen e këtyre shfaqjeve, disa nga aktorët tanë, sikur po ia kthejnë borxhin Preshevës, e cila edhe në ditë të vështira e ka ndihmuar artin teatror të Kosovës. Siç na thotë Nimon Muçaj, atje në Preshevë, janë mbajtur festivale të recitatorëve, festivale teatrore, takime me poetë e shkrimtar. Takime me piktorë etj. Tani këtë paraqitje kanë një domethënie të veçant, sepse njerëzit tanë atje me një etje të veçant vijnë e na shohin, por edhe takohen me ne artistët dhe shpalosin kujtime dhe mbresa te kahmotshme por edhe me këmngulje kërkojnë që këto takime e festivale të bëhen tradicionele. E kishim nisur dikur këtë festival me 1994. Kam qenë i pranishëm përshumë vite edhe si aktor e regisor. Por shpesh herë edhe anëtar jurie nëpër festivale teatrore. Eh kur kishim dhënë shfaqje? Mua me ka rastis në vitin 1979 të jap shfaqje në sallën e vjetër, ku shfaqeshin filmat. Tani shtëpia e Kulturës “A. Kashnica” sadokudo i plotëson disa kritere, si me skenë ashtu dhe me hapësira të tjera përcjellse. Sulejman Lokaj ka qenë në Preshevë shumë herë, edhe si aktor por edhe si regjisor. Kësaj radhe juria e nderoi me çmimin e parë. Ai është i kënaqur që ishte para publikut preshevar. Por kishte edhe emocione, sepse ishte nderuar nga shumë njerëz të asaj ane të cilët e njihnin nga teatri dhe filmi.
Në këtë shfaqje bëhet fjalë për dashurinë e dy burra ndaj një gruaje. Abel Znorko nobelist letrar jeton në një Ishull i vetmuar sepse ka dashur të ikën nga fama dhe ngjarjet tjera. Erik Larsen, profesor muzike, këtu lajmerohet si gazetar dhe shkon e interviston Abel Znorkun. Gjatë intervistës shpaloset dashuria e tij ndaj Helena meternahut, qe erik Larseni ka jetuar dy vjet me te dhe ajo ka vdekur, çka Nobelisti shokohet sepse gjithë letrat që ia ka dërguar helenës i ka lexuar Erik Larsen dhe ai është përgjigjur n ë vend të saj.
Me këtë paraqitje aktorët Sulejman Lokaj e Nimon Muçaj ofruan interpretime të veçanta në[ festivalin e Presheves me çka u nderuan me Mirënjohje për paraqitje dinjitoze. Sulejman Lokaj mori shpërblimin e parë, si aktori me të mirë në këtë edicion, ku garonionb artist nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria. Pas këtij suksesi, artistët nga Deçani, Sylejman Lokaj, Nimon Muçaj,Halil Tetaj dhe Ukë Lataj, të premten janë pritur nga Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës, i cili pasi ka përgëzuar për suksesin e arritur në këtë festival, ka premtuar përkrahje, ndërkohë projeksioni “Variacione Enigmatike” është shfaqur për publikun deçanas.