Ka nisur puna në pastrimin dhe rregullimin e përroit të Ukajve në Deçan, nga i cili janë vërshuar lagje të tëra të qytetit dhe janë dëmtuar rrugë.
Eskavator të NPR “ Lumi i Bardhë” kanë filluar punën duke larguar mbetjet e shumta të prurjeve të cilat kanë bllokuar kanalin kryesor të këtij qyteti, nga i cili uji akoma nuk është ndalur nëpër rrugën kryesore të qytetit, sikurse edhe nëpër disa lagje të tij. Aksionin po e mbështesin edhe disa nga qytetarët e lagjeve të dëmtuara,ndërkohë Komuna ka premtuar se do të intensifikojë punën edhe në evitimin e pasojave të tjera nga vërshimet e fundit.
Sipas Musë Mushkolaj ,drejtor i NPR “Lumi i Bardhë”, fajtor për vërshimet e fundit dhe dëmet të cilat në këtë komunë vlerësohen mbi 1.2 milion euro, janë ngushtimet e mëdha të shtratit të lumenjve dhe përrojeve të cilat janë shndërruar në “fyte të ngushta” dhe do nuk mund t’i përballojnë stihive të ujit. Gjendja është alarmante dhe nuk kemi qare pa bërë pastrimin e lumenjve dhe përrojeve nga hedhjet e mbetjeve urbane, uzurpimet në të dyja anët e tyre dhe nga druajt e shumët që së bashku me dy të parat jo vetëm që kanë mundësi të ndërrojnë rrjedhën e ujit, por edhe të rrënojnë ura dhe rrugë siç ndodhi në vërshimet e fundit.
“Komuna do të intensifikojë punën edhe në evitimin e pasojave të tjera të shkaktuara nga vërshimet e fundit”, ka thënë Sami Cacaj, nënkryetar i Komunës, i cili po inspektonte punimet e filluara. Do të angazhohemi kudo që mundemi t’i zvogëlojmë mundësitë e rreziqeve të mundshme nga vërshimet, Mirëpo, sipas tij, vetëm nga buxheti i vogël i Komunës është e pamundur të evitohen të gjitha pasojat dhe njëkohësisht të behet sigurimi i të gjithë lumenjve, ndaj do të kërkojmë ndihmën e ministrisë përkatëse, por edhe të vet Qeverisë së Kosovës, është shprehur ai.