Marr në përgjithësi gjendja e mjedisit në Republikën e Kosovës është tejet e keqe ,një gjendje e tillë është edhe ne Komunën e Deçanit , por si duket kësaj pa pastërtie i ka ardhë fundi.
Ekskavator të kompanive të ndryshme në komunë e Deçanit kanë shpreh gatishmërinë që deponitë e krijuar në tërë komunën e Deçanit nga vet qytetaret ti shuajnë duke ber largimin e mbeturinave në mënyrë vullnetare. Drejtori i drejtorisë për shërbime publike Admir Hasanaj, tregon se pasi kemi organizuar një takim me te gjithë pronaret e bizneseve te komunës së Deçanit dhe prezantimit të gjendjes mjedisore si jot ë kënaqshme kemi hasur në mirkuptim që të na ndihmojnë për largimin e mbeturinave dhe mbylljen e deponive te krijuara në pjesën më të madhe të hapësirave publike kjo gatishmëri është vlerësuar mjaft lart nga të gjithë.
Edhe pronaret e kompanive të cilët kishin dalë në teren shprehen se kur është në të mirë të komunë edhe ne jemi në gatishmëri që të dalim në ndihmë çdo herë. Ndërkaq drejtori i Kompanisë Higjena kompani komunale Sadik Ismajlaj tregon se problemi kryesor është te mos kujdesi i qytetarëve ndërkaq pas përfundimit të pastrimit në tersi të këtyre deponive do të fillojmë më një aksion shumë të rreptë ku do të lusim edhe drejtorin e inspeksionit të na dal në ndihmë në mënyrë që ata të cilët do të ndotin ambientin të zihen dhe të ju shqiptohen gjobat e merituara në gjykatë. Ky aksioni i cili ka filluar në regjionin e Vokshit , në Lebush , Strellc , Isniq , Prapaqan ,Kodrali ,Lluke e Ulet dhe shumë vende tjera në Komunën e Deçanit do të vazhdoi derisa në ter komunë do të mbyllen të gjitha qeponit e egra që shkaktojnë rrezikshmërinë e njerëzve sidomos të fëmijëve.