Kuvendi i Komunës së Deçanit
01.Nr.VII
Deçan,dt.18.07.2019
Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e VII-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt,29.07.2019/e hëne/, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave në katin e tretë të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores Komunale për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Deçanit,
- Shqyrtimi i Raportit tre mujorë Financiarë,
- Shqyrtimi i Raportit të Drejtorisë së Arsimit,
- Shqyrtimi i propozimit për përcaktimin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Deçanit – Propozim datat: 04,05,06. Maji
- Shqyrtimi i propozimit për hapjen e trasesë për elektrifikimin e Bjeshkëve të Deçanit,
- Shqyrtimi i propozimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Kompanisë Komunale të pastrimit “Higjiena” dhe caktimit të lokacionit për ndërtimin e Objektit të Qendrës Rinore,
- Shqyrtimi i kërkesave,
- Të ndryshme.